POLICIA E KOSOVËS ARRESTON MARKO GJURIQIN

0
187

Njësia Speciale e Kosovës ka arrestuar drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, pasi i njëjti hyri pa leje në territorin e Kosovës.

Arrestimi ka ndodhur në tubimin serb në Kosovë, ku Gjuriq ka shkuar përkundër se autoritetet kosovare ia kanë ndaluar hyrjen, raporton “KoSSev”.

Siç raporton “Novosti”, para se të arrestohej, Gjuriq ka thënë se ka ardhur sot në Mitrovicë që të diskutojë me serbët e Kosovës për të ardhmen e, siç ka thënë ai, “të krahinës jugore” dhe ka porositur që pa ta nuk ka zgjidhje për “Kosovën e Metohinë”.

“Erdhëm ashtu siç premtuam dhe u morëm vesh para disa ditësh. Erdhëm që t’ju përcjellim mesazhin se Kosova e Metohia dhe veriu i KeM asnjëherë nuk do të jenë pjesë e Kosovës së vetëshpallur apo të Shqipërisë së madhe”, ka thënë Gjuriq.

Ai ka shtuar se politika e Serbisë arritja e një kompromisi që do të nënkuptonte se “Serbia në KeM duhet të fitojë diçka”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here