EDHE GJASHTË PIKAT QË DUHET PLOTËSUAR PËR LIBERALIZMIN E VIZAVE

0
324

Ministria e Integrimeve Evropiane ka sqaruar se cilat do të jenë procedurat e radhës për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Sipas kësaj ministrie pas ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi vlerëson se kriter i fundit është lufta kundër korrupsionit dhe të krimit të organizuar mirëpo janë edhe gjashtë pika tjera të cilat i ka përmendur kjo ministri, shkruan “Zëri”.

“Hapat e ardhshëm në këtë proces janë gjashtë pika, si në vijim: 1. Fillimi i negociatave për plotësim-ndryshim e Rregullores 539/2001 në mes tri institucioneve kryesore të BE-së: Komisionit Evropian, Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian; 2. Miratimi i Rregullores në seancën plenare të Parlamentit Evropian; 3. Miratimi i Rregullores nga Këshilli i Ministrave; 4. Ceremonia e nënshkrimit; 5. Publikimi në gazetën zyrtare; dhe 6. Hyrja në fuqi”, sqaron MIE-ja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here