Arrestimi i Gjuriq dhe largimi i Srpska-s nga Qeveria, Abazi zbulon skenarin

0
226

Sot në Kosovë Policia e Kosovës ka arrestuar në Veri të Mitrovicës shefin e të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, pasi ka hyrë në Kosovë pa leje.

Ai është liruar dhe është deportuar në Serbi, e pas kësaj Lista Serbe ka miratuar nismën për largimin nga Qeveria e Kosovës.

Përmes një komunikate për media, Lista Serbe ka kumtuar se do ta njoftojë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Kjo është një ditë e rëndë për serbët në Kosovë në të cilën është parë më së miri fytyra e institucioneve të Kosovës. Në mënyrë brutale, me plumba në tytë, me shok-bomba dhe me goditje brutale mbi gratë dhe burrat janë sulmuar dhe rrahur përfaqësuesit legal të popullit serb, ministra, drejtorë të zyrave, deputetë dhe kryetarë komunash”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe.

Për gazetën “Bota sot”, këtë dhe mundësinë që të bie qeveria nëse Lista Serbe largohet nga kjo qeveri, ka komentuar njohësi i zhvillimeve aktuale në vend, Haki Abazi.

Sipas tij, Lista Serbe nuk do të largohet dhe i gjithë arrestimi i Marko Gjuriqit është një skenar i bashkëpunimit Thaçi-Vuçiq.

“Largimi i Listës Serbe nuk bëhet sepse i gjithë ky skenar është i bërë në bashkëpunim ndërmjet Vuçiqit dhe Thaçit. Ky skenar banal është për ta tërhequr vëmendjen nga fakti që nuk ka liberalizim të vizave dhe që Thaçi është i përkushtuar që të krijojë asociacionin. Siç edhe u pa nëpërmjet xhirimeve, intervenimi ishte spektakolar dhe dërgoi më shumë mesazh kërcënimi për shqiptarët se çfarë force mund të përdorë Thaçi kundrejt kujtdo që mund të kundërshtojë asociacionin”, është shprehur ai.

Abazi thotë se sot u rrezikua jeta e anëtarëve të ROSU, ashtu siç u rrezikua kur u ekzekutua Enver Zymberaj.

“Thaçi ka përdorur momentin për të bërë veten fajtore tani që i ka humbur kredibiliteti atij dhe partisë së tij. Kjo kastë politike nuk di asnjë gjë tjetër pos kërcënimit dhe krijimit të filmave. Ashtu siç kishte rrezikuar jetën e anëtarëve të ROSU kur u ekzekutua Enver Zymberaj, ai rrezikoi edhe tani vetëm se sot është bërë një marrëveshje me Vuçiq dhe si duket vrasja e Oliver Ivanovicit ka bërë që të mos ketë kundërshtarë të marrëveshjes Vucic – Thaçi”, vlerëson Abazi për “Bota sot”.

Ai thotë se Qeveria nuk duhet të bie nga Lista Serbe, por jep një tjetër arsye pse ajo duhet të bie.

“Pavarësisht se çfarë do të bëjë Lista Srpska, ky është skenari i ndarjes se veriut dhe garancioni për Asociacionin e komunave serbe në jug. Qeveria Haradinaj duhet të bie jo nga Lista Srpska por nga mungesa e strategjisë dhe keqpërdorimit të Thaçit për interesa të klanit Pronto”, ka deklaruar Haki Abazi për

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here