Specialja do të zbardhë vrasjet politike të periudhës 98-2000

0
122

Disa nga viktimat e vrasjeve politike në KosovëPritjet e LDK-së

“Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Shaban Manaj, Ukë Bytyçi, Tahir Zemaj, Smajl Hajdaraj, janë disa nga viktimat e terrorit politik në Kosovë. Është sulmuar disa herë edhe Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova. Milosheviçi e mori peng Rugovën dhe nuk guxoi ta likuidonte, për shkak të frikës së ndëshkimit të komunitetit ndërkombëtar. Por, guxuan “trimat” shqiptarë të Kosovës që ta qëllojnë me bomba”, ka thënë profesori Enver Bytyçi.

Përpos vrasjeve që janë bërë në luftë, në Kosovë kanë ndodhur edhe vrasje pas luftës, që kanë qenë vrasje politike. Në vitet e para të pasluftës janë vrarë një numër i madh i personaliteteve anëtarë të LDK-së dhe njerëz të afërt me Presidentin Rugova.

Këto vrasje vazhdojnë të mos zbardhen, ndonëse vitet kalojnë.

E për zbulimin e këtyre vrasjeve, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thonë se nuk është bërë asgjë.

Image
Bajram Gecaj
FOTO GALERI
Gecaj: Shpresojmë të ndriçohen vrasjet e periudhës 98-2000

Zyrtari i kësaj partie, Bajram Gecaj, thotë se është e papranueshme që drejtësia e Kosovës të mos ndriçojë asnjë nga këto vrasje dhe për këtë edhe imponohet Specialja.

“Fatkeqësisht për vrasjet politike nuk është bërë thuaja asgjë nga cilado qeveri. Është vërtetë e papranueshme që drejtësia e Kosovës të mos jetë në gjendje të ndriçojë së paku një numër të tyre. Kjo edhe është arsyeja pse Kosovës i imponohet një Gjykate Speciale”, ka deklaruar ai për gazetën “Bota sot”.

Sa i përket shpresës që kjo gjykatë të zbardhë rastet, ai shpreson që të ndriçohen ato të periudhës 1998-2000.

“Gjykata Speciale merret vetëm me rastet në periudhën kohore 1998-2000. Të shpresojmë që së paku vrasjet politike në këtë periudhë do të ndriçohen”, është shprehur Bajram Gecaj.

Ndërsa, profesori Enver Bytyçi, thotë se po bëhen 19 vite që nuk dihen autorët që kanë kryer vrasjet politike, por që duhet të përgjigjen ata që kanë kryer akte të tilla.

“Në përfundim të luftës dhe pas luftës në Kosovë janë shënuar disa raste të vrasjeve politike kundër politikanëve dhe gazetarëve. Fatkeqësisht e kanë pësuar edhe disa dëshmitarë, e madje policë që kanë hetuar krimet e pasluftës. Emra të njohur të Lidhjes Demokratike, kanë qenë viktimë e atentateve politike. Po bëhen 19 vite dhe ende krimet e kryera nuk kanë autor. Opinioni publik në Kosovë e di se autorët janë në Prishtinë, por disa janë edhe në Beograd. Për ata në Beograd zor se do të ketë drejtësi. Ndërsa, për kriminelët shqiptarë, të cilët kanë marrë jetën e shqiptarëve thjesht për shkak të bindjeve politike ose të fjalës së lirë do të duhet të përgjigjen”, është shprehur ai për “Bota sot”.

Image
Enver Bytyçi
FOTO GALERI
Bytyqi: LDK heshti

Sipas Byytçit, heshtja nuk mund të zgjasë përgjithmonë dhe që pritjet janë tek Gjykata Speciale, por që ai thotë se nuk do të plotësojë pritjet.

“Deri tani shoqëria e Kosovës është ndeshur në një mur të madh heshtjeje. Megjithatë nuk besoj se kjo heshtje do të jetë e gjithmonshme. Shumë prej qytetarëve kanë shpresë tek Gjykata Speciale. Megjithatë nuk besoj se kjo gjykatë të plotësojë pritshmëritë e publikut”, vlerëson profesori.

Ai thotë se i ka bërë përshtypja heshtja e LDK-së në lidhje me zbardhjen e vrasjeve të veprimtarëve të saj.

“Ndërkohë më ka bërë përshtypje fakti pse Lidhja Demokratike e Kosovës e sulmuar politikisht dhe e dhunuar fizikisht ka heshtur për një kohë të gjatë! Ajo ka bashkë-qeverisur për një kohë të gjatë dhe nuk ka mundur të ndikojë për ndriçim qoftë edhe të një vrasjeje të tillë. Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Shaban Manaj, Ukë Bytyçi, Tahir Zemaj, Smajl Hajdaraj, janë disa nga viktimat e terrorit politik në Kosovë. Është sulmuar disa herë edhe Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova. Milosheviçi e mori peng Rugovën dhe nuk guxoi ta likuidonte, për shkak të frikës së ndëshkimit të komunitetit ndërkombëtar. Por, guxuan “trimat” shqiptarë të Kosovës që ta qëllojnë me bomba”, shprehet ai më tej.

Profesori Bytyçi, vlerëson se këto vrasjet nuk duhet heshtur, pasi i bën të dyshuar liderët e saj.

“Të gjitha këto raste nuk duhen heshtur, më së pari nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Heshtja i bën liderët e saj të dyshuar. Ndërkohë, që si forcë politike e përgjegjshme dhe institucionale LDK duhet të kuptojë se themelet e shtetit të Kosovës nuk mund të ngrihen mbi gjakun e dëshmorëve të saj pa bërë drejtësi”, ka theksuar Enver Bytyçi për “Bota sot“.

Sa i përket shpresës që mund të ketë nga Gjykata Speciale, ai thotë se do të ishte sukses nëse ndriçohet një pjesë e këtyre vrasjeve.

“Ka pak shpresë në të dhënat dhe hetimin e Gjykatës Speciale, e cila ka si objekt të saj edhe zbulimin e këtyre vrasjeve dhe ndëshkimin e autorëve të tyre. Por e thashë, nuk besoj se do të plotësojë pritshmëritë e publikut. Megjithatë, edhe sikur një pjesë e këtyre vrasjeve të ndriçohet, do të ishte sukses domethënës”, ka deklaruar profesori Bytyçi.

Image
Blerim Burjani
FOTO GALERI
Burjani: Specialja duhet të jetë e pavarur që të zbardhë rastet e tilla

Ndërsa, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani vlerëson se për çështje të tilla duhet të ketë kapacitet dhe guxim nga organet e drejtësisë.

“Këto çështje janë pyetje për organe të drejtësisë, politika mund t’i diskutojë, por jo të zgjidhë raste të tilla, andaj çështja e zbardhjes se ndodhive tragjike kërkon vendosmëri të organeve të rendit dhe kapacitet dhe guxim për të ushtruar detyrat e dhëna kushtetuese dhe ligjore”, është shprehur ai.

Sipas tij, Specialja duhet të jetë e pavarur që të zbardhë rastet e tilla, siç janë vrasjet politike.

“Shpesh në këtë temë është përmendur Gjykata Speciale, se kjo gjykatë do të merret me tema të tilla, pra duhet të ketë rend dhe ligj dhe jo gjyqësi të kapur si në Kosovë për të zbardhur raste të shumta, që kanë ndodhur para dhe pas luftës në Kosovë, kjo do të trajtojë edhe raste të tilla”, ka deklaruar Blerim Burjani për gazetën “Bota sot”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here