“PAS FITORES NË ZGJEDHJE, NE I KEMI PRITUR GODITJET E TILLA BRENDA VV-SË”

0
207

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një takim me anëtarët e kësaj partie në Prishtinë. Të gjithë pjesëmarrësve u është drejtuar edhe kryetari i VV-së, Albin Kurti.

Duke folur për gjendjen në Prishtinë, Kurti lavdëroi të gjithë drejtorët që nuk janë dorëhequr nga Vetëvendosja. Por nuk foli asnjë fjalë për Shpend Ahmetin.

“Ekipi që ndryshoi gjendjen në Prishtinë ishte Liburn Aliu, Hysen Durmishim Arbërie Nagavci, Xhelal Sveqla, Sali Zyba, Fitore Pacolli e Saranda Bogujevci. Këta ishin fytyra e suksesit në Prishtinë”, tha Kurti, raporton Lajmi.net

Kurti nuk u ndalë me kaq. Tha se fitorja e mandatit të dytë nuk u respektuar, duke aluduar në Shpend Ahmetin.

“Fitorja jonë për herën e dyt u arrit duke u bazuar në punën e madhe të aktivistëve, por nuk u respektua. Vetëvendosja ka marrë më pak sesa që meriton në qeverisjen lokale. Kjo nuk na jep garanci për cilësinë e punës, dhe na bën të mos ndihemi të përfaqësuar”, tha tutje Kurti.

Lideri i Vetëvendosjes nuk la pa folur edhe për të dorëhequrit, dhe ndarjen e partisë.

Ai tha se pas fitores në zgjedhjet qendrore dhe triumfit në Prizren, e ka pritur goditjen nga brenda në Vetevëvendosje.

“Në kohët e fundit ka zyrtarë të VV-së që janë larguar mirëpo edhe shumë aktivistë më tepër kanë ardhur. Pas dyfishimit të qershorit të vitit të kaluar, dhe fitores në Prizren ne i kemi pritur goditjet e tilla, mund të jemi befasuar me ndonjë nga emrat, por jo me dukurinë e goditjes së VV-së. Të gjithë ne e dimë se indidivdët e përbëjnë fitoren, nuk e bëjnë fitoren. Fitoren e bën VV-ja, ju aktivsitë dhe qytetarët”, deklaroi Albin Kurti.

Në këtë takim foli edhe koordinatori i VV-së në Prishtinë, Arben Vitia.

Edhe ky i fundit tha se problemet nuk e kanë dëmtuar Vetëvendosjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here