PARA ISH-USHTARËVE TË UÇK-SË: JU GARANTOJ QË SE KAM SHITUR KULLËN E ÇAKORIN

0
222

Haradinaj para ish-ushtarëve të UÇK-së: Ju garantoj që se kam shitur Kullën e Çakorin
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bashkë me kryeparlamentarin, Kadri Veseli kanë takuar sonte strukturat e UÇK-së dhe familjarët e dëshmorëve.

Haradinaj në një postim në Facebook, ka shkruar se rruga e Kosovës për liri ishte e gjatë dhe me plot sakrifica.

Ai para tyre është shprehur se nuk ka hequr dorë nga Kulla dhe Çakori, dhe që sipas tij do t’i korrigjojnë gabimet e bëra nga Komisioni i mëhershëm.

“Sonte, bashkë me strukturat e UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve. Rruga jonë për liri ishte e gjatë dhe plot sakrifica. Sot jemi të lirë, me miqësi të përhershme me Ameriken e partneritet me NATO-n. Jemi në rrugë të mirë drejt Integrimeve në BE. Ju garantoj se asnjëherë nuk kam hequr dorë nga Çakorri e Kulla dhe asnjëherë nuk do ta bëjë. Premtoj se do të korrigjojmë gabimet e bëra dhe do ta përmbyllim këtë sfidë. Si bashkëluftëtarë, kemi dalur nga rrethimi dhe tani, së bashku, do të dalim nga izolimi që u është vënë qytetarëve të vendit. Do ta arrijmë lëvizjen e lirë, por duke e mbrojtur të drejtën e Kosovës në territorin e vet. Do të qëndrojmë bashkë në këtë rrugëtim. T’u dalim hakut atyre që këtë tokë e kanë larë me gjak!”, ka shkruar Haradinaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here