Vota për Demarkacionin, vjen reagimi i ashpër nga Vjosa Osmani, ky është paralajmërimi i saj

0
379

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, femra më e votuar në Kosovë, Vjosa Osmani, përmes një postimi në facebook, ka reaguar ndaj një shkrimi të publikuar sot në një portal, të cilin e ajo e quan portal shik-ist.

Sipas saj, uniteti i LDK-së po iu pengon disave të cilët po shfaqin urrejtjen ndaj LDK-së.

“Një portal shik-ist paska paralajmëruar se nga sot do të fillojnë një seri shkrimesh/shpifjesh kundër meje. Natyrisht që në këtë ‘kauzë’ janë bashkë me disa të tjerë që janë verbuar nga dashuria e tyre ndaj PDK-së. Po harrojnë që fare nuk kam pasur nevojë për një paralajmërim të tillë. Ata këtë e kanë bërë qysh nga dita e parë që i kam hyrë politikës dhe nuk janë ndalur kurrë. Por atyre dhe miqve të tyre që ua paskan shkruar sot shkrimin (që dëshmon analfabetizmin por edhe urrejtjen e tyre patologjike) ua kanë dhënë përgjigjen shumë herë qytetarët. Uniteti i LDK-së po ju pengon shumë disave”, ka shkruar Osmani, përcjellë “Bota sot”.

Ky është shkrimi i plotë:

Një portal shik-ist paska paralajmëruar se nga sot do të fillojnë një seri shkrimesh/shpifjesh kundër meje. Natyrisht që në këtë ‘kauzë’ janë bashkë me disa të tjerë që janë verbuar nga dashuria e tyre ndaj PDK-së. Po harrojnë që fare nuk kam pasur nevojë për një paralajmërim të tillë. Ata këtë e kanë bërë qysh nga dita e parë që i kam hyrë politikës dhe nuk janë ndalur kurrë. Por atyre dhe miqve të tyre që ua paskan shkruar sot shkrimin (që dëshmon analfabetizmin por edhe urrejtjen e tyre patologjike) ua kanë dhënë përgjigjen shumë herë qytetarët. Uniteti i LDK-së po ju pengon shumë disave. Por kësaj rradhe nuk do të arrini ta prishni atë. Edhe një gjë po ua përsëris: mburrem me secilin qëndrim politik që e kam mbajtur deri sot dhe në veçanti për përpjekjet për të arritur konsensus për çështje të interesit nacional dhe për të parandaluar skenarë ku Serbisë (nëpërmjet koncesioneve për listën serbe) i jepen të drejta në Trepçë. Këto përpjekje janë vlerësuar edhe në Rezolutë të Parlamentit Evropian. Se cili ka qenë qëndrimi im e dëshmon fjalimi im i mandatit të kaluar i dt.10 maj 2017. Ashtu siç e ka thënë edhe vet z. Mustafa, votat e listës serbe kurrë nuk kanë qenë pro demarkacionit dhe pa ato vota koalicioni nuk i ka pasur kurrë 80 në mandatin e kaluar. Ai poashtu e ka konfirmuar në një sërë intervistash që demarkacioni ka qenë vetëm pretekst i PDK-së. Ndërkaq ju vazhdoni me shpifje, inate e urrejtje dhe me tentime për ta përqarë LDK-në sepse e dini që LDK është i vetmi kërcënim serioz për qarqet kriminale në këtë vend. Teke fundit këto janë tiparet e vetme që i keni. Mezi po i pres shkrimet tuaja të rradhës, e gatshme më shumë se kurrë që të përballem me përpjekjet tuaja të ndyta e dëshpëruese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here