A dështoi tentativa e Thaçit dhe Haradinajt për zbardhjen e vrasjeve politike?

0
190

A dështoi tentativa e Thaçit dhe Haradinajt për zbardhjen e vrasjeve politike?
Drilon RrahmaniNGA DRILON RRAHMANI MË 23 MARS 2018 NË ORA: 09:32FOTO GALERI
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj dhe viktimat e vrasjeve politikeDeklarohet Prokuroria

“Kryeprokurori i Shtetit me qëllim të ngritjes së efikasitetit në ndriçimin dhe trajtimin e lëndëve penale të vrasjeve të pazbuluara, që janë kryer gjatë luftës së vitit 1998 – 1999 dhe pas luftës e këtej ka nxjerrë vendimin, ku obligohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, si dhe Kryeprokurorët e Prokurorive Themelore në territorin e Republikës së Kosovës, që të marrin përsipër funksionin e ndjekjes penale të vrasjeve të pazbuluara e që janë kryer pas luftës së vitit 1998 – 99, duke përfshirë edhe vrasjet e gazetarëve dhe personave të tjerë publik”- thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Është e pashmangshme sfida e brendshme e Kosovës për zbardhjen e vrasjeve politike të pasluftës. Heshtja për vite me radhë e këtyre vrasjeve por edhe krimeve të tjera që kanë ndodhur para, gjatë dhe pasluftës, kishte shtyrë Presidentin e vendit, Hashim Thaçi, që ti drejtohet Prokurorit të shtetit me anë të katër letrave, me të cilat kërkonte zbardhjen e këtyre raste.

Të njëjtin veprim e kishte bërë edhe Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili kishte kërkuar nga Prokurori i Shtetit, Policia e Kosovës dhe AKI-ja që të hetojë vrasjet e para dhe pas luftës.

Hetimet e Prokurorisë

Një përgjigje nga zyra e Prokurorisë drejtuar gazetës “Bota sot”, thonë se kryeprokurori i shtetit ka nxjerrë vendimin, ku obligohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, si dhe Kryeprokurorët e Prokurorive Themelore në territorin e Republikës së Kosovës, që të marrin përsipër funksionin e ndjekjes penale të vrasjeve të pazbuluara.

“Kryeprokurori i Shtetit me qëllim të ngritjes së efikasitetit në ndriçimin dhe trajtimin e lëndëve penale të vrasjeve të pazbuluara, që janë kryer gjatë luftës së vitit 1998 – 1999 dhe pas luftës e këtej ka nxjerrë vendimin, ku obligohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, si dhe Kryeprokurorët e Prokurorive Themelore në territorin e Republikës së Kosovës, që të marrin përsipër funksionin e ndjekjes penale të vrasjeve të pazbuluara e që janë kryer pas luftës së vitit 1998 – 99, duke përfshirë edhe vrasjet e gazetarëve dhe personave të tjerë publik”- treguan ata.

Ata thonë se kryeprokurori i shtetit iu është drejtuar edhe policisë së Kosovës dhe AKI-së për bashkëpunim në këtë çështje.

“Lidhur me vendimin në fjalë Kryeprokurori i Shtetit iu është drejtuar edhe Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, me kërkesë për caktimin e personave përgjegjës në secilën drejtori rajonale të policisë dhe të AKI –së, me qëllim të bashkëveprimit dhe bashkërenditjes së aktiviteteve, e që do të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm me kryeprokurorët e caktuar për trajtimin e këtyre lëndëve. Po ashtu, obligohen të gjithë kryeprokurorët e Prokurorive Themelore si dhe kryeprokurori i PSRK –së, që ti identifikojnë të gjitha rastet sipas periudhave kohore, sipas kompetencës territoriale dhe lëndore, të njëjtat ti trajtojnë me prioritet, si dhe të mbajnë regjistrin e veçantë për këto raste. Të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për gjetjen e provave dhe zbulimin e kryesve të këtyre veprave penale duke kërkuar informacionet e nevojshme nga Policia e Kosovës, AKI dhe organet e tjera publike. Andaj, për momentin nuk mund të japim asnjë informacion tjetër lidhur me këtë çështje”- u përgjigjen ata.

Image
Gazmend Islami
FOTO GALERI
Islami: Letrat një lloj humori politik

Ndërsa kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, duke folur për “Bota sot” lidhur me këtë çështje ka thënë se këto vrasje nuk mund të zbardhen pasi gjykatat dhe prokuroria janë të varura nga politika e shtetit.

“Këto kërkesa të bëra nga Thaçi dhe Haradinaj, më shumë janë një lloj humori politik që e bëjnë ata për kozmetik politike, sepse e dimë shumë mirë që Thaçi që nga qeveria e përkohshme ka instaluar një shërbim informativ të Kosovës dhe ka pasur Ministrin e Punëve të Brendshme gjatë kohës kur janë kryer vrasjet politike dhe mendoj që përderisa kjo klikë politike është në krye të shtetit dhe ka qenë çdo herë aktual sepse këta i kanë ditur të gjitha vrasjet kur janë bërë dhe nga kush janë bërë, sepse kanë pasur bashkëpunim të ngushtë edhe me bashkësinë ndërkombëtare”,- u shpreh Islami.

Ai shton tutje dhe këto vrasje nuk mund të zbardhen pasi gjykatat dhe prokuroria janë të varura nga politika e shtetit.

“Të gjitha strukturat brenda Kosovës, janë të varura nga Hashim Thaçi dhe nga klika e tij, kështu që mos të presim të këtë zbardhje të vrasjeve politike, pasi edhe gjykatat dhe prokuroria janë të varura nga politika e shtetit. Deri sa të fillojnë arrestimet e këtyre personave, nuk do të ketë zbardhje të këtyre vrasjeve politike të dhimbshme, ku LDK-ja ka pësuar më së shumti nga këto krime”- vazhdoi Islami.

Ai thotë, se këtë lojë të Thaçit, qytetarët e Kosovës nuk do ta besojnë, dhe vetëm nëse ndërrohet klasa politike, do të mund të zbardhen vrasjet politike.

“Pra, këto lojëra politike që i bën Thaçi, nuk besoj që qytetarët i besojnë kësaj tentative për zbardhjen e vrasjeve politike nga ky njeri, sepse ai këto i dinë të gjitha. Prandaj, jam i bindur që do të ketë zgjim politik që në zgjedhjet që do të afrohen, qytetarët do ta dënojnë këtë klik politike dhe vetëm nëse kemi një politik me njerëz të ri, ata do të mundin t’i zbardhin këto vrasje”-përfundoi Islami për “Bota sot”.

Image
Milaim Zeka
FOTO GALERI
Zeka: PDK-ja është fajtori kryesor për dështimin e këtij sistemi të drejtësisë

Ndërkaq, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA-s, Milaim Zeka, thotë për “Bota sot” se sistemi i drejtësisë në Kosovë, duhet të reformohen në mënyrë radikale, dhe se kjo do të jetë një sfidë e madhe përball Bashkimit Evropian.

“Mendoj se sistemi i hetuesisë dhe i prokurorisë, duhet të reformohen në mënyrë radikale. Çështja më e rëndë që kemi për tu ballafaquar me Bashkimin Evropian, është sistemi i drejtësisë në Kosovë, që është instaluar nga Partia Demokratike e Kosovës në radhë të parë e pastaj edhe prej të tjerëve, aq sa kanë mundur”,- theksoi Zeka.

Ai shprehet se të gjitha partitë politike e kanë kapur sistemin e drejtësisë aq sa kanë mundur, mirëpo PDK-ja është fajtori kryesor për dështimin e sistemit të drejtësisë.

“Pra, të gjitha partitë janë munduar ta kapin sistemin e drejtësisë aq sa kanë mundur, mirëpo PDK-ja është fajtori kryesor për dështimin e këtij sistemi të drejtësisë”-tha Zeka.

Image
Faton Mehmeti
FOTO GALERI
Mehmeti: Letrat propagandë

Ndërsa analisti politik, Faton Mehmeti, thotë se këto letra të Haradinajt dhe Thaçi, janë propagandë dhe jo serioze, duke shtuar se nuk ka nevojë t’i bëhet ftesë drejtësisë për hetime, e kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës.

“Letrat e Ramushit dhe Hashimit janë propagande, veprime te pamenduara dhe si të tilla janë joserioze. Nuk ndodh askund në botë që krerët e shtetit ta ftojnë prokurorinë për hetime, pasi ata duhet te ndërtojnë sistem të qëndrueshëm të drejtësisë. Kjo do i paraprinte hetimit te drejtësisë dhe zbardhje të vrasjeve dhe çdo shkelje te ligjit, pa qenë nevojë për ftese. S’ka nevojë t’i bëhet ftesë drejtësisë për drejtësi,ajo vetë e ka obligim te veproj. Pasoje e dështimit te drejtësisë janë mos zbardhja e vrasjeve politike. Prandaj, drejtësia këtu është vetëm në letër dhe iu shërben interesave te grupeve të caktuara të ndikuara nga partia. Hashimi të turpërohet qe e ka degraduar drejtësinë deri këtu, aq sa duhet të urdhërohet për të hetuar hetim, çfarë skandali. Në këtë sens Hashimi dhe Ramushi vetëm sa konfirmojnë dështimin e drejtësisë”,- tha Mehmeti.

“Bota sot”, ka dërguar pyetje drejt presidencës dhe kryeministrisë për të marrë përgjigje lidhur me këtë çështje, mirëpo ata nuk janë përgjigjur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here