Ronaldo vs Salah: Cili është më i mirë këtë sezon?

0
54

Të dy sulmuesit kanë shënuar shumë gola në të gjitha garat në top pesë ligat europiane, por si duhet të krahasohen ata me numra gjatë këtij sezoni?

Derisa sezonet nëpër liga kanë marrë frymë para se të hymë në fazën e fundit të ligave, forma e ripërtërirë e Crstiano Ronaldos na bën të besojmë se ai do të jetë njëri prej 3 golashënuesve më të mirë në top pesë ligat europiane.

Pavarësisht se ka shënuar katër gola në ligë në gjysmën e parë të sezonit, portugezi tani ka rritur performancat duke shënuar rekord, pasi që ka shënuar 27 gola në 35 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.

Në këtë rast, Lionel Messi është duke i qëndruar në rrugë, me sulmuesin e Barcelonës që ka shënuar 35 gola, por më pak në Ligën e Kampionëve dhe më shumë në ligë. Por, është dikush tjetër që po i ndanë këtë dyshe fantastike. Ky njeri është Mohamed Salah.

Më parë i parë si një sulmues krahu këtë vit Salah është zhvilluar si njëri prej sulmuesve më të frikshëm në Botë duke zbritur në planetin e Liverpol në Anfield. Ai ka shënuar 36 gola në të gjitha garat, përfshirë 28 në Premier Ligë duke qenë kështu pretendenti kryesorë për këpucën e artë në Angli pasi që ka shënuar më se shumti gola.

Një formë e tillë e egjiptianit ka bërë që ai të kërkohet nga shumë skuadra, me Real Madridin që prinë në këtë mes.

Deri me tani Ronaldo prinë me gola, por ku i dihet, ndoshta Salah do të jetë më i miri në Europë këtë sezon, nëse arrin ta mban këtë formë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here