Milan, Cutrone objektiv i skuadrave të mëdha

0
196

Sezoni i mirë i Patrick Cutrone nuk po kalon pa u vënë re jashtë mureve të klubit kuqezi.

Menaxheri i sulmuesit të Milan nuk fsheh në fakt interesimin e shumë skuadrave për lojtarin e administruar prej tij. “Kur një 20-vjeçar ka këto numra, është normale që të jetë nën lupën e shumë klubeve. Por nuk e kemi konsideruar kurrë si problem. Jemi te Milan dhe qëndrojmë te Milan dhe nuk do bëhemi problem”, sqaroi menaxheri Donato ORgnoni për Milan News.

Në ajër ndjehet aroma e rinovimit. Cutrone synon të qëndrojë te Milan të paktën deri në 2023.

Por ndërkohë klubet e mëdha e kanë vënë në objektiv. Menaxheri i bomberit të ri synon të theksojë me fjalë të qarta që nga njëra anë qetësojnë kuqezinjtë, ndërsa nga ana tjetër, gjithsesi hap derën zgjidhjeve të reja.

“Jemi te Milan dhe nuk imponojmë probleme. Interesimi i skuadrave të tjera natyrisht që na ka pëlqyer”, theksoi menaxheri Orgnoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here