Mbi 5.000 kosovarë kërkuan azil në BE gjatë vitit 2017

0
205

Numri i kosovarëve që kanë kërkuar azil ka rënë vitin e kaluar, ngjashëm me vendet e tjera të rajonit, por shifrat nga Shqipëria mbesin shqetësuese me mbi 20 mijë aplikantë gjatë vitit të kaluar.

Ka pasur 5,310 azilkërkues për herë të parë nga Kosova në BE gjatë vitit 2017, sipas të dhënave të reja të publikuara Agjencia e Statistikave të BE-së, Eurostat.

Ky numër tregon një rënie të atyre që kanë aplikuar për herë të parë gjatë viteve të fundit, 9,200 kosovarë kanë kërkuar azil në vitin 2016, një kontrast i madh me vitin 2015 kur pothuajse 70 mijë kosovarë kanë kërkuar azil në vendet e Evropës Perëndimore, shpesh pas kalimit në vendet e BE-së në mënyrë të paligjshme përmes Hungarisë.

Numri i azil-kërkuesve në BE u ul pothuajse përgjysmë në vitin 2017 krahasuar me vitin 2015 dhe vitin 2016, kur rreth 1.2 milionë njerëz kërkuan azil gjatë kohës që kriza në Siri kishte arritur kulmin. Gjermania mbetet destinacioni kryesor, 31 për qind të totalit të aplikantëve kanë shkuar aty.

Duke ndjekur këtë trend global, edhe numri i aplikantëve kosovarë ka rënë gjatë vitit të kaluar, por numri i aplikantëve të rinj dhe të mitur mbetet shqetësues. Në vitin 2017, 2,140 azilkërkues nga Kosova ishin midis moshës 18 dhe 34 vjeç, ndërkohë që një numër i madh i tyre, 2,055, ishin nën moshën 18 vjeç.

Destinacioni kryesor për kosovarët është Franca, 2,665 njerëz kanë aplikuar për azil, prej të cilëve gati një e treta janë të mitur. Gjermania radhitet si destinacioni i dytë më i preferuar, ku numri i aplikantëve që kanë kërkuar azil për herë të parë ishte 1,300.

Kosova, e njohur si një vend i sigurt i prejardhjes nga shumica e shteteve anëtare të BE-së, është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor pa regjim të vizave për xonën Shengen. Në të kaluarën, ekspertët kanë argumentuar se një nga arsyet kryesore për vonesën e vazhdueshme të liberalizimit të vizave për Kosovën është frika se Kosova paraqet një rrezik të lartë të imigracionit. Megjithatë, sipas udhërrëfyesit të Kosovës për liberalizimin e vizave, kriteri i vetëm i mbetur, pas ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, është rekordi i përmirësuar në luftën kundër korrupsionit.

Shqipëria, e cila gjithashtu ka përjetuar një rënie të aplikantëve për azil gjatë viteve të fundit, mbetet në top shtatë listat e vendeve të origjinës.Mbi 22 mijë shqiptarë aplikuan për herë të parë në Evropën Perëndimore në vitin 2017, një rënie e lehtë prej 29 mijë sa ishin në vitin 2016 në një kontrast të thellë nga 66 mijë sa ikën nga vendi në vitin 2015.

Ndërkohë, Serbia qëndron afër prapa Kosovës, me 5,055 azilkërkues në vitin 2017, një rënie e lehtë e numrit të vitit 2016, kur pothuajse 9 mijë serbë kërkuan azil në BE.

Maqedonia, e cila është vend kandidat për anëtarësim në BE, e ndjek ngushtë nga prapa, me mbi 4 mijë aplikantë.

Vendet e tjera të Ballkanit duken më pak të interesuar të aplikojnë për azil në Evropë, me Bosnje dhe Hercegovinën që ka vetëm 1,765 aplikantë për azil dhe Mali i Zi me pak më shumë se 500./Kallxo.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here