Hajrullah Ternava: “Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Azem Syla, Xhavit Haliti, Rexhep Selimi e dinë se kush dhe si i kreu vrasjet e pasluftës”

0
342

Për vrasjet e pasluftës është përfolur shumë herë, por thuajse nuk është bërë asgjë. Shumica nga to kanë mbetur të pazbardhura e në shumë raste të tjera janë mbyllur tërësisht hetimet.

Disa herë është drejtuar ‘gishti’ tek njerëzit ku duhet të kërkohet drejtësia, megjithatë nuk ka pasur hetime e arrestime.

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava ka folur për vrasjet e gjatë dhe pasluftës dhe ka rrëfyer se si kanë ndodhur disa nga këto vrasje. Në një prononcim për “Bota sot”, Tërnava ka folur edhe për FARK-un dhe ministrin Ahmet Krasniqi.

“Situata gjatë luftës ishtë e tillë që populli shqiptar nuk e kishte frikën vetëm nga ushtria serbe, por ajo më e rënda ishte se Lëvizja ashtu si e thirrnin vetën që u thirrte në emrin e UÇK-së, bëri ndarjet mes popullit shqiptar, duke etikuar krahun e asaj udhëheqësie të Kosovës në krye me Presidentin Rugova dhe qeverinë në ekzil të Bukoshit, si kuislinge-tradhtare ndaj civilëve ishin të pamëshirshëm. Me krijimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës-FARK, si ministër u emërua Ahmet Krasniqi, i cili u emëruar në këtë post nga të përzgjedhurit e popullit të asaj kohe që Kosova e kishte udhëheqsinë e zgjedhur në zgjedhje e rregullta që u mbajshin në ato kohëra në Kosovë. Shtabi i luftës së FARK-ut u vendos me seli në territorin e Shqipërisë sepse u duheshin të mobilizoheshin ushtarë që të stërviten dhe sa më të përgatitur që të hyjnë në territorin e Kosovës për çlirimin e vendit. Pas sumë përpjekjeve të ministrit Ahmet Krasniqi që ta unifikoj faktorin e luftës që u llogariste si dy krahë, krahu i Lëvizjës, si e thirrshin veten UÇK-ja, ndërmorën atentat ndaj Ministrit Ahmet Krasniqit dhe e vrajtën edhe me ndihmën e nikoqirëve të Shqipërisë (SHISH), por edhe shumë të tjerë”, ka thënë ai.

Tërnava thotë më tutje se më këto veprime populli ishte i hutuar sepse në një luftë kur armiku ynë ndaj popullatës tonë bëntë masakra dhe spastronte Kosovën dhe e shpërngulte popullin shqiptar nga trojet e veta, e në rend të parë bënë spastrimin e Dugagjinit.

“Pas vrasjes së Ahmeti Krasniqit u bënë edhe shumë vrasje të tjera si në territorin e Shqipërisë, por edhe në Kosovë e sidomos të njerëzve të krahut Rugovian të afërt të LDK-së, që e kishin për qëllim futjen e frikës në popullatë e sidomos të simpatizantëve të kësaj partie. Vrasje ndodhën të shumta e që deri më tani mjerisht kanë mbetur si enigmatikë dhe të pazbuluara deri më tani”, tregon ai.

Tërnëva rrëfen edhe për kohën e formimit të Qeverisë së Përkohshme në krye me Hashim Thaçin, dhe thotë shumë vrasje të shqiptarëve ndodhen në atë kohë.

“Pas çlirimit të vendit me ndihmën e miqëve tonë sikur që janë Amerika me BE e në krye me NATON, në Kosovë u konstitua Qeveria e Përkohshme në krye me Hashim Thaçin, Si ministër i Punëve të Brendshme të atyre kohërave u caktua Rexhep Selimi me stafin e vetë. Bash në këto kohëra ndodhën ato vrasje mes shqiptarëve e që deri më tani asnjëra vrasje nuk u zbulua deri më tani. Sikur të kishte pasur gjyqësi, prokurori, polici të pavarur deri më tani këto vrasje ishte dashur të zbulohen në shumicë. Më këtë dëshmohet se ata që i kanë organizuar vrasjet e këtyre njerëzve erdhën në pushtet dhe bëhen çka deshtën dhe sot e kësaj dite e kanë kapur shtetin për fyti dhe as që i japin llogari askujt, edhe që nga ta BE kërkon që të luftohet krimi i organizuar si kriter i fundit për liberalizim të vizave. E jo rastësisht Kosova është I vetmi vend në Evropë pa liberalizim të vizave. Populli tani i zhgënjyer të vetmin shpëtim e pret fillimin e Gjyqit Special, i cili ndoshta do t’i zbardhë dosa vrasje të kësaj periudhe, e që tani edhe struktura e politikanëve do të ndryshoj në të mirë të situatës dhe do të pavarësohet në sistemin demokratik dhe do të trimërohen edhe institucionet për luftimin e këtij lloji të krimeve të organizuara dhe do të kryejnë punët e veta për të cilat paguhen”, thekson ai.

Eksperti i sigurisë thotë se sikur të funksiononte sistemi i drejtësisë, moti ishin zbuluar vrasjet gjatë dhe të pasluftës e sidomos edhe kidnapimet e ndryshme që u bërën si në rastin e Haki Imerit, e që është e kuptueshme se shumë akterë që tani i prijnë shtetit dhe janë në hierarkitë më të larta të këtij shteti, i dinë se kush janë vrasësit e këtyre njerëzve të shumtë.

“Edhe që këta janë vetë në poste të larta të shtetit, për me i mbuluar fajet e veta, pas shumë kohësh kanë filluar t’i shpallin edhe hero të luftës që popullit me ua mbulu harresën dhe me ia fshi trurin. Për të gjitha vrasjet politike të ndidhura gjatë luftës dhe pas saj, i dinë se si dhe kush i ka kryer këto vrasje edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Azem Syla, Xhavit Haliti, Rexhep Selimi e shumë të tjerë të rreshtuar në hierarkinë e Lëvizjës së UÇK-së që rrahshin gjoks pas luftës se na e shliruam Kosovën dhe të aferës Pronto që e kanë ngulfatur Kosovën me të gjitha të këqaijat që ia kanë sjellë deri tash dhe nuk është tani e rastësishme që në këtë vend janë humbur të gjitha shpresat për me jetu dhe çdo ditë shohim tollovi para ambasadave të huaja sa shumë njerëz mundohen me gjetë një mundësi që të ikin nga ky vend, e sat ë tjerë në mënyrë ilegale ikën pa kthim në shtete të huaja”, përfundon Tërnava.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here