Gazeta austriake: Nesër takohen Thaçi e Vuçiq Larg medjave (msheftas)

0
184

Mediat ndërkombëtare kanë vazhduar t’i japin bujë takimeve të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, me homologun e tij serb, Aleksander Vuçiq.

E përditshmja austriake “Der Standard” në një shkrim autorial të publikuar gjatë ditës së sotme me titullin “Kosovarët duhet të vazhdojnë të presin për liberalizimin e vizave” , është vënë një theks i veçantë tek takimi i nesërm i Thaçit me Vuçiq.

Ky artikull vë në pah rrugën deri tek ratifikimi i Demarkacionit, që nga mbajtja e seancave, kundërshtimi i fuqishëm i opozitës, hedhja e gazit lotësjellës, e deri tek finalizimi i plotë që qoi në votimin pro kësaj marrëveshje, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, “Der Standard” shkruan se përkundër kësaj, Kosova duhet të presë edhe pak deri në arritjen e liberalizimit të vizave, pritje kjo që përfshinë luftën kundër korrupsionit dhe rezultatet e saj, deri tek raporti i Komisionit Evropian për përmbushjen e kritereve për heqjen e vizave.

“Der Standard” po ashtu ishte ndër mediat e para ndërkombëtare që shkruante për kinse “takimin e fshehtë” Thaçi- Vuçiq, e që më vonë u konfirmua edhe nga autoritetet e Prishtinës.

“Takimi i Thaçit me Vuçiq që do të mbahet gjatë ditës së nesërme në Bruksel, dhe aty gjithashtu do të diskutohet për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, vendim ky që ishte marrë më 2013. Dialogu teknik mes dy delegacioneve nuk ka sjellur ndonjë rezultat gjatë ditëve të fundit”, shkruhet aty.

Ndryshe, Presidenti Thaçi është duke qëndruar për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ndër të tjera në një intervistë dhënë gjatë ditës së sotme, ka deklaruar se qëllimi i vizitës ishte koordinimi për dialogun me Serbinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here