“Veseli na tradhtoi”, një parti i jep fund koalicionit me PDK-në

0
356

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës thotë se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka respektuar marrëveshjen parazgjedhore që kishin bërë këto dy parti.

Përmes një njoftimi për media, PSHDK-ja akuzon PDK-në se kjo marrëveshje kishte paraparë që PSHDK të ketë një zëvendëskryeministër dhe dy zëvendësministra.

“Por ajo që u premtua nga Kadri Veseli mbeti vetëm në letër. Është kjo hera e dytë që PDK shkel marrëveshjen me PSHDK-në”, thuhet në njoftimin për media

“Kryetari i PDK-së z.Kadri Veseli kishte premtuar dhe ishte zotuar se do të krijonte partneritet me PSHDK-në, por mbetën premtime koti dhe fjalë të shkruara ne një copë letër. Ato nuk u realizuan edhe 7 muaj pas formimit të qeverisë. PShDK mbetet e zhgënjyer me koalicionin me PDK-në dhe nuk mund të vazhdojë tutje që të mbështesë PDK-në, duke i dhënë fund koalicionit me PDK-në”, thuhet tutje në njoftim.

PSHDK-ja thotë kishte realizuar marrëveshjen në tërësi dhe gjitha premtimet e shkruara në marrëveshje janë realizuar nga ana e PSHDK-së, ndërsa, gjithnjë sipas kësaj partie, PDK-ja vazhdon ta përbuzë marrëveshjen dhe ta përbaltë PSHDK-në.

“PSHDK nuk do të ndalet dhe pritet shumë shpejtë te nxjerrë strukturat e reja pas zgjedhjeve të përgjithshme partiake, të cilat do të mbahen brenda këtij viti”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here