Gaxherri godet sërish VV, i pyet a janë organizatë terroriste

0
366

Deputetja e grupit parlamentar të LDK-së, Besa Gaxherri ka adresuar edhe një herë kritika në adresë të deputetëve të Vetëvendosjes pas interpelancës për rastin e Astrit Deharit, duke thënë se është ndier e cenuar personalisht dhe se ka pohuar sa ka pasur presione në familje.

Ajo ka treguar se LDK nuk ka marrë pjesë në votim, duke shtuar se Vetëvendosje duhet ta deklaroj vetën, nëse janë parti politike apo organizatë terroriste.

“Ata duhet mu deklaru vetën a janë parti politike apo organizatë terroriste. Është vrasje apo vetëvrasje institucionet e shtetit duhet me dhanë përgjegjësi, e kam ndier vetën të cenuar personalisht sepse kemi pas presione me fotot e fëmijëve të mi”, ka thënë Gaxherri,

Ajo ka shtuar se kushdo qofte kryesi, ne jemi përgjegjës për vdekjen e Astrit Deharit dhe duhet të vihet stabilitet dhe drejtësi në vend.

“Është vrasje apo vetëvrasje institucionet e shtetit duhet me dhanë përgjegjësi për atë, qoftë nevoja edhe me dorëheqje”, ka thënë Gaxherri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here