Frashër Krasniqi përmend emrin e ministrit, që sipas tij, ka gisht në vdekjen e Astrit Deharit

0
326

Frashër Krasniqi, tani deputet nga Grupi i Deputetëve të Pavarur, ka folur për rastin Dehari duke akuzuar edhe ministrin e Drejtësisë se ai dhe shokët e tij kanë gisht në montimin e këtij rasti.

“Problemi kryesor është se ky është proces i montuar. Astrit Dehari vdiq në paraburgim pa pasur aktakuzë të ngritur. Vdekja e tij ka qenë e pajustifikueshme. Astritin nuk e kanë identifikuar si pjesëmarrës, asnjë provë nuk ka impliku përfshirjen tonë në këtë rast”, tha Krasniqi.

“Gjithçka ka qenë montim politik, të gjitha ekspertizat kanë treguar se ky rast ka qenë i pabazuar, madje edhe FBI ka treguar, ka ndodh montimi në policinë e Kosovës dhe ka vazhduar tutje”, shtoi ai.

Ka përmendur edhe Ministrin e Drejtësisë Abelard Tahiri, duke thënë se ai dhe shumë shokë të tij që sot mbajnë pozita të ndryshme, kanë gisht në montimin e rastit Dehari.

“Është Ministri i Drejtësisë i cili prej fillimit ka dhënë deklarata publike, e ka përfshirë veten publikisht në këtë rast, duke folur me emra e mbiemra se kush qenkan kryesit e këtij sulmi, tamam si prokuror, dhe nuk ka pas asnjë fakt e provë. Ka dhënë sinjale të qarta për njerëzit e tyre se kë dhe qysh me gjyku. Janë njerëz të afërt të Tahirit, shokë të tij që e kanë organizuar montimin e këtij rasti”, shtoi ai.

Pak ditë pas kësaj, siç tha ai, janë përsëri disa tjerë shokë të Tahirit që intervenuan pa prova e pa fakte për t’i arrestuar.

“Kështu, Kadri Veseli e emëron atë Ministër të Drejtësisë. Duhej të emërohej si ministër i persekutimit publik e jo Ministër i Drejtësisë”, përfundoi ai.

Në fund, pyeti Tahirin se a distancohet tani nga deklaratat që ka dhënë e i ka akuzuar ata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here