Haradinaj-Opozitës: Na keni lodh me seanca për tema të kota

0
83

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj gjatë seancës së sotme në Kuvend ka folur rreth mungesës së deputetëve të opozitës, të cilët vendosën të lëshojnë sallën.

“Më vjen keq që opozita nuk është këtu.Kush e zbuloj këtë praktikë. Unë kam qenë në seancë si i pari i qeverisë me ligje që janë direkt të drejtuara dhe që ndihmojnë qytetarët e vendit dhe kam parë opozitën kur kanë prit me pa a i kemi 61 vota që mos me na e bo kuorumin, për tema krejt të zakonshme të jetës së njerëzve të këtij vendi.Pra kanë prit me pa a po bëhen 61 me vlerësu a me marr pjesë në votim apo jo? Kjo praktikë e nisur prej tynve sot kuptohet se nuk më pëlqen. Nëse opozita ka tema që dëshiron me i ndihmu qytetarët e vendit gjithë mundet me llogarit në përkrahjen e secilit por nëse ka për qëllim vetëm pengimin e punës me propozime imagjinoje kërkojnë debat për 100 ditëshin, është harru ajo temë. Nuk kërkojnë debat për tema që Ii interesojnë qytetarëve të vendit, me argumentime të pashpjegueshme”, ka thënë Haradinaj, transmeton Indeksonline.

“Në një shtet përkatës, shumica e tyre është mirë me qenë në punë, në detyra përfshirë edhe mu. Ne kemi provu me ardh me respektu parlamentin, ka raste kur jemi këtu por temat nuk janë adekuate dhe po i humbin kohën ekzekutivit, parlamentit, dhe qytetarët të vendit.Duhet të kuptojnë opozita se edhe për me bë opozitarizëm duhet një standard që duhet respektuar në këtë rast. Si në temat e sotme ne kemi bërë shpjegimet e nevojshme, pra ka qenë në Kushtetuese pra përderisa landa është në të, legjislativi nuk merr vendime për këtë landë. Pra sikur të ishim ne në pozicionin e tyre sot ku e di çfarë kishin diskutu sot”, ka përfunduar Haradinaj./Indeksonline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here