Eksklozive : Keto jan kushtet e Listes Serbe për Qeverin

0
230

Një burim brenda qeverisë i ka thënë Expressit se Lista Serbe në këmbim të votës pro demarkacionit, po i kërkon tri vende në bordin drejtues të Trepçës dhe këtë kërkesë është duke a pranuar Qeveria e Kosovës.

Votat e Listës Serbe janë të domosdoshme prej që Vetëvendosje nuk po lëvizë nga qëndrimi i saj kundër Demarkacionit.

Lista Serbe zgjat listën e dëshirave sa herë që varën prej saj. Historikisht, pas çdo kërkese të koalicionit Qeverisës, serbët udhëtojnë për në Beograd e kthehen me qëndrimet që rezultojnë të jenë kërkesa e kushte.

Edhe më tutje nuk po thirret seanca e demarkacionit për arsyen e ditur, atë të mungesës së votave, ndërsa po vazhdojnë negociatat me Listën Serbe.

Janë përmendur kushte të ndryshme që po vë Lista Srpska, si formimi një komune të re serbe apo për të marrë hise më shumë në Trepçë, megjithatë edhe më tutje Qeveria ka fshehur çdo diskutim që mund të kenë bërë me serbët, që po ashtu janë pjesë e Qeverisë.

Gazeta Express merr vesh nga një burim i saj brenda qeverise se nëpër takime qeveritare, përveç partive politike, ka marrë pjesë edhe i famshmi nga Veriu, biznesmeni Milan Radojecic, që njihet për ndikimin e tij te serbët.

Burimet e Expressit thonë se në takimet Qeveri-Lista Srpska-Milan Radojecic temë e diskutimit ka qenë bordi i Trepçës, e cila është në krizë pasi që edhe më tutje nuk e ka zgjedhur bordin.

Megjithatë, kriza e Trepces nuk ka qenë arsyeja pse ndërmarrja ka hyrë në tavolinën e negociatave, por bordi i saj.

Lista Srpska si kërkesë të saj ka që të trefishojë numrin e anëtarëve të bordit në gjigantin metalurgjik. Serbëve u takon një anëtar në bordin e Trepces, sipas ligjit që e ka kthyer atë në shoqëri aksionare. E tani, në këmbim të votës për Demarkacionit, duan tre anëtarë të bordit t’i takojnë serbëve.

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe vartesit e tij Behgjet Pacolli e Fatmir Limaj disa herë thanë se Lista Serbe do ta votojë Demarkacionin – pa vënë asnjë kusht.

Nga Zyra e Kryeministrit kanë thënë dje për Gazetën Express se Haradinaj është takuar rregullisht me të gjitha partitë politike edhe me Listën Serbe.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha partitë politike të koalicionit qeverisës, por edhe ato parlamentare, që sa më parë çështja e demarkacionit të ketë epilog. Këtu përfshihet edhe Lista Serbe”, kanë thënë dje për Express stafi i kryeministrit.

Qeveria edhe më tutje publikisht thotë se Lista Serbe nuk ka kërkuar asgjë dhe se përfitimi i vetëm i tyre nga vota pro demarkacionionit do të jetë liberalizimi i vizave.

“Nuk ka kushte të vëna nga Lista Serbe. Përfitimi i tyre është si i gjithë qytetarëve të vendit, lëvizja e lirë”.

Edhe zv. kryeministri Limaj ka thënë dje për televizionin publik se Lista Serbe nuk ka kërkuar asgjë në këmbim të votave për demarkacionin.

“Njerëzit kanë vështirësi, probleme të natyrave të ndryshme. Duan kohë, e kanë të vështirë”, kishte thënë Limaj.

E, zv.kryeministri tjetër, Behgjet Pacolli, vazhdimisht është deklaruar se Lista Serbe do të ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe do ta votojnë demarkacionin, por duke mohuar se në favor të saj, do të bëheshin pazare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here