DEPUTETI I NISMËS PRANON SE QEVERIA HARADINAJ PO KUSHTËZOHET NGA LISTA SERBE

0
313

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, e ka pranuar që Lista Serbe po e kushtëzon Qeverinë Haradinaj, në këmbim të votave për votimin ‘pro’ ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi.

“Të thuash se Lista Serbe nuk po vendos kushte, është njëjtë si t’iu hedhës hi syve qytetarëve” ka thënë Sherifi në Info Magazinë të Klan Kosovës.

Sipas tij është arritur në parim marrëveshja që Lista Serbe ta votojë Demarkacionin, megjithatë ai tregon se kjo parti është duke bërë përpjekje që të nxjerrë sa më shumë nga kushtëzimet e saj.

Ndërkohë Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar transparencë nga këto bisedime që po zhvillohen ndërmjet Qeverisë dhe Listës Serbe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here