A KA GARË TË BRENDSHME NË LDK PËR KRYETAR TË PARTISË? – PËRGJIGJA E HOTIT

0
341

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka mohuar zërat se brenda subjektit të tij politik ka garë për tu bërë i pari i partisë. Ka mohuar këto zëra duke i quajtur garë për klikime.

“LDK-ja e ka kryetarin deri në maj të vitit 2019, nuk ka garë të brendshme. Në fakt ka garë të disa portaleve për të marrë disa klikime. Lutfi Haziri është nënkryetar i LDK-së, është njeri i rëndësishëm në LDK, Agim Veliu gjithashtu, janë dy njerëz të rëndësishëm, por nuk ka garë brenda LDK-së”, ka thënë veç të tjerash ai për ‘Express’ të KTV-së.

Hoti më tej po ashtu ka thënë se gjendja shëndetësore e Mustafës, është e mirë dhe është duke pritur lejen nga stafi mjekësor për tu kthyer në Kosovë.

“Momentumin më të mirë e kemi. Nuk e kemi pasur për një kohë të gjatë. Kryetarin nuk e kemi këtu, por është në konsultime të rregullta, do të kthehet shpejt. Gjendja e tij është shumë e mirë. Pres që të merr lejen për ekipin mjekësor që ai të kthehet”, ka thënë Hoti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here