FISNIK ISMAJLI PO TALLET ME KËTË FOTO TË ALBIN KURTIT

0
120

Fisnik Ismajli po tallet me këtë foto të Albin Kurtit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës Fisnik Ismaili pas dorëheqjes nga Lëvizja Vetëvendosje, ka filluar që të tallet me disa foto të Albin Kurtit.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook, ka kritikuar të gjithë përkrahësit e Vetëvendosjes, që një ditë më parë fyen Besa Baftiun, e cila u largua nga kjo parti.

Në këtë postim, Ismaili ka marrë kritika, duke e quajtur tradhtar dhe duke ia “kujtuar” atij figurën e Albin Kurtit.

Por, Ismaili ka filluar replikimin me disa komentues, duke u tallur me disa fotografi të kryetarit të Vetëvendosjes.

Njëri nga ta e ka postuar një fotografi të Kurtit me mbishkrimin: “I vetëm, por i patrembur. Urdhëri i lirisë”, dhe Ismaili i replikon duke i thënë: “Hajt atë montazhin me luan, ose me shqiponjë”.

Ismaili ka thënë se as nuk është kryeministër, e as partinë e vet nuk po mund ta bëjë bashkë.

“Me pas qenë Kryeministër, thotë njeri, por ja që s’asht. As partinë e vetë s’un pe mban bashkë. Chill, njerëz”, ka shkruar Ismaili. /Insajderi.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here