Ekskluzive: Takohen urgjentisht Thaçi, Veseli, Haradinaj, Pacolli e Limaj temë kryesore seanca e Demarkacionit

0
237

Udhëheqësit kryesor të vendit, Presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i jashtëm Behgjet Pacolli dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, pritet të mbledhen sonte ose nesër në orët e para ditës për ta caktuar seancën ku do të votohet Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi.

Kështu thonë burime të sigurta të Gazetës NewBorn, brenda Qeverisë së Kosovës.

Këto burime thonë se këta liderë do të vendosin për ta caktuar seancën ku do të votohet Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi.

Të njëjtat burime thonë se Ramush Haradinaj, ka marr garanci edhe nga Lista Serbe për ta votuar këtë marrëveshje, me kushtin që transformimi i Ushtrisë së Kosovës të votohet me një pako me themelimin e Asocacionit të Komunave Serbe brenda këtij viti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here