Avokati: i Azem Sylës Jep Detale ja pse ju Lirua Klienti im

0
153

Flet avokati i Azem Sylës – tregon arsyet e lirimit të tij
Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga paraburgimi protagonistin e rastit “Toka”, Azem Syla.

Mungesa e faktorëve kanë bërë që ai të lirohet ka thënë avokati i Sylës, Besnik Berisha për Gazetën Online Insajderi.

“Kanë pushu shkaqet për vazhdimin e kësaj mase, duke marr parasysh procedura është kthyer në zero, ka shumë faktor të cilët justifikojnë prezencën në liri dhe asnjë faktorë që e justifikon vazhdimin e kësaj mase”, ka thënë Berisha.

Kanë mjaftuar 20 ditë që rasti i njohur si “Toka” kundër Azem Sylës të kalojnë tek gjykatësit vendorë dhe ai të lirohet nga masa e paraburgimit. Syla akuzohet në rastin e njohur si “Toka”.

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për zgjatjen e masës së paraburgimit ndaj Azem Sylës, duke e liruar atë që të mbrohet në liri.

Azem Syla dhe 21 persona të tjerë akuzohen për krim të organizuar në lidhje me tjetërsimin e tokave me pronësi shoqërore në Veternik e Llapnasellë, afër Prishtinës.

Prokuroria Speciale më 25 tetor të vitit 2016 ngriti dy aktakuza kundër 39 personave të ndryshëm, në mesin e të cilëve është edhe ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.

Aktakuza e parë, e parashtruar nga një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është ngritur kundër 22 të pandehurve dhe përbëhet prej 46 pikave.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale krim i organizuar, pastrim i parave, marrje e mitës, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal.

Aktakuza e dytë e ngritur nga i njëjti prokuror akuzon 17 persona për pastrim të parave.

Sipas aktakuzës, anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal kanë bashkëpunuar mes vete, secili me rol të caktuar, për t’i privuar Kosovës pronat shoqërore përmes veprimtarive kriminale, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve të tjera zyrtare, mashtrimin dhe veprimeve korruptive. /Insajderi.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here