MUNGESA E LIBERALIZIMIT TË VIZAVE – AMBASADA GJERMANE TREGON PËR NUMRIN E APLIKUESVE

0
286

Mungesa e liberalizimit të vizave ka bërë që shumë qytetarë të vendit t’ua mësyjnë ambasadave diplomatike në Kosovë për t’u pajisur me vizë Shchengen.

Ambasada gjermane në Kosovë ka thënë se brenda vitit 2017 janë dorëzuar 50 mijë kërkesa për vizë.

Kërkesat kanë qenë për viza turistike, afariste, për punësim, për studime e për bashkim familjar, shkruan “Zëri”.

“Ambasada Gjermane në vitin 2017 i ka përpunuar gjithsej 50.000 kërkesa për viza. Këtu përfshihen kërkesat për qëndrime afatshkurtra (turizëm, udhëtime afariste, etj.), ashtu sikurse edhe kërkesat për qëndrime afatgjata (punësim, studime, bashkim familjar, etj.)”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Gjermane në Prishtinë.

Sipas një kalkulimi të thjeshtë del se rreth 190 kërkesa për viza në ditë janë bërë në Ambasadën e Gjermanisë, që në fakt është Ambasada me numrin më të madh të kërkesave për viza nga qytetarët në Kosovë. Shkeuja Insajderi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here