Prokuroria kërkon paraburgim për Vali Corleonen

0
397

39 Prokuroria e Gjilanit ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit që të caktojë masën e paraburgimit ndaj Vali Corleones, i arrestuar sot nën dyshimin se ka ngacmuar dhe kanosur prindërit e tij.
Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku.

“Po, gjatë ditës së sotme është dërguar kërkesa për paraburgim 30 ditor në lidhje me Vali Corleonen”, tha Maloku.

Sipas kryeprokurorit të Gjilanit, gjatë ditës së nesërme pritet të vendoset në lidhje me kërkesën për paraburgim.

Në mëngjesin e sotëm është raportuar në lidhje me arrestimin e Vali Corleones.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani, Vali Corleone është arrestuar nën dyshimin se ka ngacmuar dhe ka kanosur familjarët e tij me të cilët jetonte në bashkësi familjare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here