“Adem Jashari kërkoi armatim nga Shqipëria” dhe nga shok e ti qe ishin në ..

0
219

ish-ushtaraku shqiptar, Ylli Mici, i cili e ka trajnuar komandantin legjendar Adem Jashari, tha se ai në fund të stërvitjes ka kërkuar armatim nga Shqipëria.
“Grupi i dytë ku ishte edhe Adem Jashari, kërkuan armatim në përfundim të stërvitjes”, kujton Mici këtë kohë në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Ata bënë një kërkesë për armatim – ranë dakord që kushdo që donte të armatosjes e kishte atë mundësi – u kthyen të armatosur në Kosovë sepse e kishin mendjen për luftë”.

“Adem Jashari vet e ka tërhequr armatimin për zonën e Prekazit”.

“Ai kishte marrë 13 automatikë, 12 i ka mbajtur në pjesën e prapme të veturës, ndërsa një në duar – në mënyrë që të ishte gjithmonë i gatshëm për luftë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here