Çka deklaroi Rugova pas sulmit në Prekaz

0
224

Në ditën kur filluan sulmet e forcave serbe mbi Prekazin ku ra heroikisht familja Jashari, kishte reaguar asokohe presidenti Ibrahim Rugova.

Menjëherë pas datës 7 mars ku ra heroi Adem Jashari dhe familja e tij në Prekaz, Rugova kishte folur para gazetarëve duke deklaruar se sulmet e tilla ishin skenar i regjimit serb për spastrimin etnik ndaj shqiptarëve.

“Raportet nga zona thonë se sulmi në fshatin Prekaz ka rifilluar këtë mëngjes. Kjo është masakra e dytë kundër popullsisë së Drenicës dhe Kosovës brenda një jave. Në këto masakra u vranë shumë shqiptarë të pafajshëm, duke përfshirë fëmijë, pleq dhe gra”, kishte thënë Rugova, transmeton Magazina.al.

Ish-presidenti i cili gjatë luftës njihej për politikën paqësore, dëgjohet duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjë për t’i ndalur këto sulme të përgjakshme kundër popullsisë shqiptare nga forcat serbe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here