Vendimi i ri Haradinajt bëri punë, familjet e zyrtarëve pajisen me pasaporta diplomatike

0
173

Qeveria e Kosovës më 20 shkurt ka marrë vendim që familja e kryeministrit Ramush Haradinaj, ajo e kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe e presidentit Hashim Thaçi të pajisen me pasaporta diplomatike. Kësaj liste, me plotësimin e vendimit ditë më parë, u janë shtuar edhe mbi 20 persona nga kabineti i kryeministrit.

Vendimin për lëshimin e pasaportave edhe për familjarët e krerëve të shtetit nuk e kanë pritur mirë analistët e vendit. Analistë të çështjeve ndërkombëtare dhe politike konsiderojnë që nuk është dashur të merret një vendim i tillë. Sipas tyre, Qeveria ka vendosur si prioritete interesat e saj dhe jo ato të qytetarëve.

Zyrtarë nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) kanë konfirmuar për gazetën “Zëri” se 871 pasaporta diplomatike për momentin janë aktive në Kosovë. Në këtë shifër nuk hyjnë edhe mbi 30 pasaporta diplomatike që Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’ua japë anëtarëve të familjes së tre zyrtarëve të lartë të shtetit.

Ndërsa njohës të çështjeve kushtetuese thonë se prioritet duhet të jenë kategoritë e rrezikuara sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here