Shperthen Milaim Zeka i mllefosur me deputet e LDK-së e Mimoza Kusarin, ja si po i quan ata!

0
230

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, përmes rrjetit të tij social ka fajësuar disa prej deputetëve të LDK-së për shtyrjen e seancës, duke i quajtur ata hipokritë që po ndryshojnë qëndrimet para ambasadorëve të huaj, ndërsa nëpër korridore të Kuvendit po vënë kushte për votën e tyre pro demarkacionit.

Milaim Zeka thotë se LDK ishte arsyeja kryesore pse sot nuk është mbajtur seanca për Demarkacionit, duke i fajësuar direkt ata për ndryshime të qëndrimeve, varësisht se kë kanë përballë.

Ky është postimi i plotë i deputetit Zeka:

Te nderuar qytetare, seanca e sotme per kalimin e demarkacionit, eshte shty 100 perqind per fajin e disa perfaqesueseve te LDK-se.

Ata, edhe dje, ne komisionin per pune te jashteme, kane bere obstrukcione dhe shantazhe, duke mos votuar kalimin e ligjit per demarkacion, qe te shkonte ne Parlament.

Nuk kam pa njerez ma hipokrit se sa disa prej tyre, ku para ambasadoreve te huaj behen si pula te lagura, kurse neper koridoret e Kuvendit, behen frenuesit dhe sabotuesit me te medhenje te proceseve madhore, te cilat ja heqin lakun nga fyti qytetarit te Kosoves.

A ka turp ma i madh se sa kur Mimoza Kusari deklaron dje: “Une e votoje demarkacionin, me kusht qe do shkojme ne zgjedhje te lira ne kete vit”? A vihet vota ne pazar me karriken e deputetit, apo te pushtetit?! Ta dhjefsha parlamentin e pushtetin, nese ne nuk i kuptojme hallet e ketij populli, nese ne te zgjedhurit e paftyre vazhdojme ta mbajme vendin tone si nje burg te rrethuar me tela.

Qytetare te nderuar, rralle degjoja sot rruget se si te shkohet perpara, drejte Europes e Amerikes. Ne vend te kesaj degjoja kalkulime votash. Degjoja duke thene: Me votu demarkacionin, a thu a fitojme apo humbim vota?! Haram vota per ate qe bene kalkulime e pazare te tilla. Haram per cdo voturs, nese voton ata qe jane ne te njejtate vale, e ne te njejten linje me listen serbe..

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here