Në librin e Thaçit: Ja qfar Ofendimet e tmerrshme ndaj Rugovës Idetë e çmendura të Thaçit, ka tradhtuar edhe miqtë e tij.

0
378

Ofendimet e tmerrshme ndaj Rugovës në librin e Thaçit, Abazi: Idetë e çmendura të Thaçit, ka tradhtuar edhe miqtë e tij.

“Dëshmitarë të ndryshëm përfshirë këtu edhe njerëz shume të afërt të tij dhe ish bashkëpunëtorë dëshmojnë për idetë e çmendura dhe etjen për pushtet te cilën e ka realizuar duke tradhtuar edhe miqtë e tij të afërt. Ai ka vepruar me dinakëri dhe me përdorim të kërcimit për të ardhe në pushtet, ai është presidenti që nuk pranohet nga askush, ai as nuk ka marre letër urimi për zgjedhjen e tij dhe as për festat kryesore”, shprehet Abazi për gazetën “Bota sot”.

Libri biografik për Presidentin Hashim Thaçi, i shkruar nga dy gazetarë britanikë, Roger Boyes dhe Suzy Jagger, me titullin “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”, tashmë ka dalë në shtyp.

Në media, është raportuar që libri përmban fyerje ndaj presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës, dënimin dhe pushkatimin e të cilit Thaçi kërkonte edhe në vitin 1999.

Ne libër, Thaçi ka nxjerrë në pah edhe njëherë urrejtjen që ndjen ndaj Rugovës, ai pse disa herë pas luftës thuajse në çdo festë i shkon i përkulet tek varri.

Rugova në biografinë e Thaçit përshkruhet si “i ashtuquajtur president”, i cili është fajtor për trazirat e marsin në Kosovë, përshkruhet si një njëri që pothuajse nuk mund ta menaxhojë kollën e tij, duke aluduar në sëmundjen prej kanceri nga e cila vuante Rugova.

Në biografinë e Hashim Thaçit, më tej ofendimet shkojnë edhe më larg, duke e cilësuar si pijanec si serbët, frikacak, defetist, etj.

Por, pse e gjithë kjo luftë e Thaçit ndaj Rugovës? A po vazhdon luftën ndaj Rugovës edhe në ditët e sotme Hashim Thaçi?

Image
Lidhur me këtë, analisti dhe publicisti i njohur, Haki Abazi, ka folur për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se presidenti aktual, Hashim Thaçi është me figura më e dëmshme e historisë, i cili ka propaganduar urrejtje dhe ka kërkuar vrasjen e Rugovës.

“Thaçi është figura me e dëmshme e historisë së popullit shqiptare. Ai i rrethuar me njerëz të mbushur me padije dhe urrejtje kanë përdorur çdo lloj mënyre për të ndarë e përçarë popullin për të kapur pushtetin. Ai ka mbjellë dhe propaganduar urrejtje, ka kërkuar vrasjen e Rugovës. Nga raportet e NATO-s dhe agresioneve të lajmeve dhe nga përgjimet EULEX shihet qartë qe ai me një grusht njerëzish ka orkestruar nga prapaskena të gjitha skenarët e dëmtimit te figurave politike duke përdorur instrumente jo legale deri në shpalljen e pavarësisë”, ka thënë Abazi për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, plotë dëshmitarë kanë rrëfyer idetë e çmendura të Thaçit dhe etjen për pushtet.

“Dëshmitarë të ndryshëm përfshirë këtu edhe njerëz shume të afërt të tij dhe ish bashkëpunëtorë dëshmojnë për idetë e çmendura dhe etjen për pushtet te cilën e ka realizuar duke tradhtuar edhe miqtë e tij të afërt. Ai ka vepruar me dinakëri dhe me përdorim të kërcimit për të ardhe në pushtet, ai është presidenti që nuk pranohet nga askush, ai as nuk ka marre letër urimi për zgjedhjen e tij dhe as për festat kryesore”, shprehet ai.

Abazi thotë se shkuarja e Thaçit te varri i presidentit Rugova është stil i mafisë siciliane.

“Festimi i 10 vjetorit me asnjë zyrtar, kryeministër apo president te vendeve që kanë njohur Kosovën është dëshmia me e mirë se ku qëndron Thaçi me hipokrizitë e tij. Shkuarja te varri Rugovës është stili i mafisë siciliane dhe asgjë të sinqertë aty nuk ka përkundrazi është një fyerje dhe ofendim i barbarët me dhënien e luleve vajzës se Rugovës në rastin e zgjedhjes me zor president i vendit. Kjo është dhe ka qene metoda e veprimit të tij dhe SHIK dhe filozofia e udhëheqjes se PDK qe nga krijimi i saj”.

“Sa e ka të pasinqertë qëndrimin dhe veprimin ndaj Rugovës po aq të pasinqertë e ka pasur që nga fillimi edhe qëndrimin dhe raportin me familjen Jashari dhe te gjithë dëshmorët tjerë që kanë rënë në luftën për lirinë dhe pavarësinë e vendit”, ka përfunduar Abazi për gazetën “Bota sot”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here