Apostolova thirrje politikanëve: Mendoni për rininë e Kosovës

0
109

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, u ka bërë thirrje politikanëve të Kosovës që ta ratifikojnë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Pasi Kuvendi i Kosovës sot dështoi ta kalojë Demarkacionin, ratifikimi i të cilit po mban peng liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, Apostolova bëri apel për udhëheqësit e vendit.

“Gjetja e konsensusit për votimin e demarkacionit tregon lidership. U bëj thirrje politikanëve të Kosovës të mendojnë për qytetarët e Kosovës dhe për rininë e Kosovës”, ka shkruar Apostolova në Twitter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here