Shqaron Vjosa Osmani :Pse dy deputetet e LDK’së nuk e votuan demarkacion në Komision.

0
296

Dy deputetët e LDK’së, Vjosa Osmani dhe Doruntina Maloku, nuk e votuan projektligjin për Demarkacion dhe pse kjo parti është zotuar se do të votojnë pro ratifikimit të marrëveshjes. Vjosa Osmani ka treguar pse refuzuan të votojnë pro në Komisionin për Punë të Jashtme, të cilin ajo e udhëheq.
Lidhja Demokratike kanë thënë se Grupi i saj Parlamentar është unik në votën e tyre pro demarkacionit. E dy deputetet e kësaj partie Osmani dhe Maloku pro nuk votuan sot në Komisionin për Punë të Jashtme për procedimin e projektligjit për votim në Kuvend.

Megjithatë, deputetja Osmani pohon të mos ketë ndryshuar qëndrimi i partisë së saj edhe përkundër mungesës së votës së tyre sot në komision.

“Nuk kemi marë fare pjesë në votim sepse ka nevojë te bëhen disa sqarime procedurale. Por në seancë i gjithë grupi ynë parlamentar do të ketë qëndrim unik”, ka thënë deputetja për Gazetën Express.

Projektligji për Demarkacionin kaloi sot në Komisionin për Punë të jashtme pasi tre deputetët e pozitës votuan pro.

Ndërsa kundër kanë votuar deputetët e VV-së, me përjashtim të deputetit Dukagjin Gorani i cili ka abstenuar.

Kryesia e Kuvendit pritet të caktoj sot datën e mbajtjes së seancës ku do të shqyrtohet dhe ratifikohet marrëveshja e demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. /Express/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here