Presidenti Thaçi dekoron Bernard Kushner për kontributin e dhënë për Kosovën po ja tha ni fjal ne fund …

0
82

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është takuar sot me ish shefin e diplomacisë franceze dhe ish shefin e UNMIK-ut, Bernard Kushner duke kujtuar periudhën e pasluftës dhe të shtetëndërtimit të Kosovës.

Thaçi me këtë rast për gjithë kontributin e dhënë nga Kushner, ka dekoruar atë me Medaljen Presidenciale Jubilare në dhjetëvjetorin e pavarësisë, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Me ish shefin e diplomacisë franceze dhe ish shefin e UNMIK-ut, Bernard Kushner kujtuam periudhën e pasluftës dhe të shtetndërtimit në Kosovës.

Me shumë sakrificë, ndërtuam institucionet mbi rrënojat e luftës, krijuam parakushte për rimëkëmbje dhe menaxhuam situatën e sigurisë.

Sot, 19 vjet më vonë, u pajtuam që shtetndërtimi ishte i suksesshëm, derisa të ardhmen duhet ta ndërtojmë mbi bazën e sukseseve të së kaluarës.

Për këtë kontribut, mikun tim dhe të Kosovës, Bernard Kushner e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. HTH

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here