Kryeministri” në hall me demarkacionin po thot se un nuk di …

0
134

Ndonëse ka një çështje madhore para vetës siç është demarkacioni, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj po vazhdon avazin e punës me intensitet të shtuar, duke dashur të tregojë se po punon shumë.

Përveç marrjes pjesë në dy mbledhjet e Qeverisë që janë paralajmëruar sot, njëra për orën 10:00 e tjetra për orën 16:00, Ramush Haradinaj do të takojë sot edhe përfaqësues të SBASHK-ut, të cilët sot janë në grevë dy orëshe në të gjitha institucionet arsimore.

Nuk dihet nëse Haradinaj do u jap fund problemeve të mësimdhënësve, mirëpo ajo që dihet është se ai sot nuk do ndalet vetëm me këtë takim.

Agjenda e tij vazhdon për në Mitrovicë, atje ku i pari i ekzekutivit do të takojë minatorët e Trepçës të cilët sot kujtojnë 29 vjetorin e grevës historikë të urisë që ata kishin nisur në regjimin e Sllobodan Millosheviqit.

Haradinaj do të marrë pjesë edhe në organizmin e Qeverisë për festimin e Ditës së Komunitetit Ashkali.

Agjenda të tilla të ngjeshura, Haradinaj ka pasur që nga koha kur ka marrë postin e të parit të ekzekutivit, mirëpo vendimet e tija, në shumicë janë kritikuar nga shoqëria civile në vend.

E Hardinaj nga ana tjetër nuk është se është brengosur shumë për kritikat që ka marrë.

Mirëpo një agjendë e tillë, është e habitshme në ditët kur presioni për dhënien e epilogut për çështjen e demarkacionit po shtohet.

Aq shumë sa edhe vet Haradinaj, dikur kundërshtues i madh i demarkacionit, tani po kërkon unifikim në këtë çështje nga deputetët./GazetaBlic/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here