Eksklosive: Kjo është gjendja shëndetësore e Isa Mustafës!

0
309

Këshilltari i ish-kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka treguar për gjendjen shëndetësore të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Gecaj ka thënë tanimë gjendja e kryetarit Mustafa është stabile.

“Gjendja tanimë është plotësisht stabile dhe ne përmirësim të vazhdueshëm”, ka deklaruar ai.

I pyetur se kur do të kthehet në Kosovë, Gecaj ka thënë se ende nuk e dinë dhe se vendim për kthim në vend i takon mjekëve.

“Nuk mund të dimë se kur kthehet, pasi që ky është vendim i mjekeve”, tha ai.

Duhet theksuar se, në muajin janar, Isa Mustafa ishte trajtuar në një spital privat në Prishtinë, siç thuhet për shkak të një gripi, për të vazhduar më pas trajtimin në Gjermani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here