Avni Arifi : Për Thaqin ska vendim të Qeverisë që ta udhëheqë dialogun me Serbinë ai se…

0
187

Shefi i ekipit negociator i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka raportuar në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme për platformën e Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë
Arifi ka theksuar se në takimin e radhës, më 26 shkurt në Bruksel, do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Ai ka thënë se Qeveria synon përmbylljen e dialogut dhe përgatitjen e bazës politike për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, që nënkupton Serbia ta njohë Kosovën.

Kryetarja e këtij Komisioni, Vjosa Osmani, ka kërkuar që të dihet nëse ka vendim të Qeverisë se kush është udhëheqësi politik i dialogut Kosovë – Serbi.

Ndërkaq, Arifi ka thënë se është i emëruar vetëm si udhëheqës i dialogut teknik dhe se Qeveria nuk ka vendim që Presidenti Hashim Thaçi ta udhëheqë dialogun me Serbinë.

Arifi është pyetur nga anëtarët e Komisionit nëse në Marrëveshjen për Drejtësi është e përfshirë edhe njohja e vendimeve të gjykatave paralele në veri të Mitrovicës.

“Nuk jam në dijeni nëse ka një marrëveshje të tillë, por e di që janë duke u shqyrtuar rreth 2500 vendime që janë nga këto gjykata”, ka thënë Arifi.

Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme kanë kërkuar më shumë transparencë dhe njoftim të vazhdueshëm të Kuvendit për ecurinë e dialogut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here