EKSKLOZIVE: KY ESHTE QËNDRIMI I LISTËS SERBE PËR DEMARKACIONIN

0
270

Deputeti serb në Kuvendin e Kosovës, Igor Simiq, ka thënë se ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi nuk është çështje e rëndësishme për serbët.

Ai ka theksuar se kjo çështje duhet të zgjidhet në të ardhmen mirëpo nuk e ka bërë të ditur nëse serbët do të votojnë pro apo kundër kësaj marrëveshje, transmeton lajmi.net.

“Për ne e rëndësishme është themelimi i komunave me shumicë serbe dhe përmirësimi i pozitës së serbëve në Kosovë”, është shprehur Simiq.

Ditë më parë në mbledhjen e Qeverisë është votuar marrëveshja e presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi që obligon dy palët në rishikim të marrëveshjes pasi e njëjta të ratifikohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here