Eksklozive : Ja pse Vuçiqit ja fali Audin A8L sheiku arab, kushton gjysmë milion euro

0
329

12 Vendimi i sigurimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq që ai nëpër Zagreb të vozitet me limuzinën presidenciale të markës “audi A8L” shkaktoi interesim të madh te mediat kroate.
“Blic” i Beogradit shkruan se “makina e fuqishme”, siç e quajtën mediat kroate, është donacion personal i sheikut Muhamed bin Zajed për Serbinë.

Siç transmeton Gazeta Express, informatën për portalin e kanë konfirmuar nga Presidenca serbe, prej nga kanë njoftuar se limuzina ka arritur në Beograd para disa muajve drejtpërdrejt nga një panair i automobilave.

Portali kroat jutarnji.hr pat shkruar se bëhet fjalë për version të blinduar të limuzinës së prodhuesit gjerman, me nivel nëntë të mbrojtjes, karroceria e së cilës është punuar nga materiali që përdoret për automjete ushtarake, është rezistues ndaj plumbave, me 425 kuaj-fuqi, nga 0 deri 100 shkon për 6,5 sekonda, ndërsa kushton rreth 135.000 euro. Por, portali serb pohon se ka marrë informata se çmimi minimal i një limuzine të këtillë është 500.000 euro.

Sheiku i njëjtë, Muhamed bin Zajed, në vitin 2013 i ka dhuruar tre “mercedesë GL500” të blinduar Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë në kohën kur Vuçiqi ka qenë në krye të këtij sektori./Gazeta Express/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here