Bonucci: Gattuso na ndryshoi, kemi rrugë të madhe para na presin fitoret

0
339

Pas fitores ndaj Sampdorias me rezultat 1-0, Leonardo Bonucci e falënderoi Gennaro Gattuson se ka arritur të transformojë Milanin.

Kuqezinjtë janë të pamposhtur në 10 ndeshje, duke fituar kështu shtatë dhe kualifikuar për gjysmëfinale të Kupës së Italisë, po ashtu kanë fituar ndeshjen e aprë ndaj Ludogoretsit me rezultat 3-0 në Ligën e Evropës.

Që kur ka ardhur Gattuso ne kemi ndryshuar krejtësisht”, ka thënë Bonucci për Mediaset Premium.

“Një skuadër është formuar, jemi në formë më të mirë dhe është e gjitha meritë e tij. Kemi bërë një hap të madh para dhe duhet të vazhdojmë kështu”.

“Gattuso na ka dhënë mentalitet, një nivel më të mirë fitnesi dhe çdo gjë që tjetër që na ka munguar. Ne nuk ishim skuadër para se të vinte ai, kemi vuajtur edhe në aspektin psikologjik. Kemi punuar që të funksionojmë si një njësi”.

Vincenzo Montella u shkarkua në nëntor dhe Gattuso erdhi nga Primavera (skuadra e të rinjve) dhe kjo i ndihmoi shumë Bonuccit edhe në aspektin individual.

Mora një pjesë të përgjegjësisë në supet e mia dhe gjeta prapë vetën. Gattuso më ndihmoi në atë aspekt”.

“Në fillim e kisha gabim dhe isha i fokusuar në shumë gjëra rreth meje dhe mendoja se unë duhet të shpëtoja skuadrën. Por, kuptova se është diçka ekipore dhe duhet të punonim të bashkuar, kemi rrugë të madhe para”, ka shtuar Bonucci.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here