Vetëvendosje e pakënaqur me marrëveshjen e arritur për Demarkacion se aty ka ….

0
100

Pas publikimit të deklaratës së nënshkruar nga Presidenti Thaçi dhe ai malazez, për marrëveshjen e Demarkacionit ka reaguar kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, lideri i VV-së Albin Kurti ka bërë të ditur se partia që ai e udhëheq nuk është e kënaqur me marrëveshjen e Demarkacionit, e cila është publikuar nga presidenti Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Express.

“Pas publikimit të marrëveshjes, Lëvizja e VV-së ka mbajtë mbledhje të menjëhershme të kryesisë dhe ka nxjerrë konstatimet e saj se deklarata e fundit që u dha nga Thaçi është e papranueshme dhe mashtruese. Së pari teksti i kësaj deklarate nuk është dashur të nënshkruhet pa njoftimin, dijeni dhe diskutimet në institucionet e Kosovës”, ka thënë Kurti në Konferencë për media.

Sipas Kurtit, kjo deklaratë rikonfirmon marrëveshjen e 26 gushtit të 2015 të nënshkruar në Vjenë.

“Rezultatet e komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e territorit të kryesuar nga Shpejtim Bulliqi, janë shpërfillur tërësisht në këtë deklaratë “, ka thënë Kurti.

Kurti ka theksuar se deklarata është e ndryshme në gjuhën shqipe dhe atë angleze, pasi që sipas tij në deklaratën shqip mungon pika e gjashtë.

“Deklarata Thaç-Vujanoviq është mashtrim. Kuvendi duhet urgjentisht të formojë komisionin hetimor parlamentar ku do të shqyrtohet çështja e Demarkacionit me Malin e Zi dhe VV qysh sot do të fillojë mbledhjen e nënshkrimeve për këtë iniciativë”, tha Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here