REXHEP SELIMI REFUZON TË DEKOROHET NGA THAÇI

0
85

Presidenti i vendit, Hashim Thai ka bërë të ditur se për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës do të dekorojë një sërë personalitet të vendit që kanë kontribuar për pavarësimin e vendit.

Mes tyre ishte planifikuar të dekorohej edhe ish-komandanti i UÇK-së tani deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, por ai thotë se do të refuzojë të dekorohet nga presidenti Thaçi.

“Por, unë REFUZOJ të pranojë dekoratë nga një person si Thaçi. Dekorata e dhënë prej tij nuk më bën nder as mua e as ndonjë luftëtari të UÇK-së. Refuzoj të pranojë dekoratë nga ai i cili shet tokë të Kosovës sot ashtu sic deri më tani i shiti idealet e luftës se UÇK-së“, ka shkruar Selimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here