Presidenti Thaçi pritet ta bëjë publike pas pak Minutave Marrëveshjen për Demarkacion

0
114

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pritet që pas pak minutash ta bëjë publike marrëveshjen e arritur për Demarkacionin në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Kreu i Shtetit ka paralajmëruar një konferencë për media, por që arsyet e kësaj konference nuk janë bërë ende të ditura. Megjithatë, Express mëson se presidenti pritet ta bëjë publike Marrëveshjen për kufirin Kosovë – Mal të Zi
Gazeta Express dje raportoi se vizita e kryeministrit të Malit të Zi ka dhënë fryte. Dy palët kanë arritur Marrëveshje për Demarkacionin.

Vizita e kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq, në Prishtinë përfundimisht pritet ta zgjidhë çështjen e demarkacionit, e cila po e mban të bllokuar Kosovën tash e tre vjet.

Gazeta Express kishe marrë vesh nga burimet e saj se Markoviq gjatë takimeve në Prishtinë me liderët kosovarë ka gjetur gjuhë të përbashkët për çështjen e kufirit dhe se kjo temë do të marrë epilog shpejt.

Një burim i besueshëm i ka thënë Gazetës Express se Prishtina dhe Podgorica kanë rënë dakord që në ditët në vijim të kenë një komunikim intensiv që do ta prodhojë zgjidhjen.

“Dy delegacionet e larta janë dakorduar që të ketë një komunikim intensiv ditëve të ardhshme në të gjitha nivelet dhe të shihet se ku mund të jenë bërë gabimet. Pastaj do t’i hapet rrugë ratifikimit me një procedurë të shpejtë. E gjitha do të kryhet gjatë muajit shkurt”, ka thënë një zyrtar i lartë për Gazetën Express.

Gjatë takimeve me udhëheqësit kosovarë Markoviq ka lënë të kuptohet se vendi i tij do të angazhohet që të gjendet një zgjidhje në mënyrë që Kosova ta ratifikojë marrëveshjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here