Haradinaj i thotë ani qysh dush ja bajm pajtohem deklaratës Thaçi-Vujanoviq për demarkacionin

0
174

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur deklaratën e përbashkët në mes të dy presidentëve, Thaçi dhe Vujanoviq. Thotë se kjo marrëveshje në formën e aneks-marrëveshjes “si instrument ligjor obligativ ndërkombëtar, i jep epilog një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë tonë”.
Postimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Në këtë jubile të Pavarësisë së Kosovës, jam i lumtur që sot u arrit aneks-marrëveshja per ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi. Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen.
Deklarata e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviq, në formën e aneks-marrëveshjes si instrument ligjor obligativ ndërkombëtar, i jep epilog një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë tonë. Me këtë po përfundojmë obligimin e fundit për liberalizim të vizave dhe po hapim një kapitull të ri në lirinë e lëvizjes për qytetarët tonë.
Urime Kosovë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here