Fatmir Humolli:ZYRTARI I AAK-SË KUNDËRSHTON MARRËVESHJEN E RE QË PO E PROKLAMON HARADINAJ

0
291

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes me Malin e Zi, por jo të gjithë në këtë parti janë entuziast për marrëveshjen e arritur.

Fatmir Humolli, kandidat i AAK-së për Podujevën në zgjedhjet e fundit ka thënë madje se veprimi i fundit duhet të hetohet edhe nga Prokuroia e Shtetit.

“Të nënshkruajmë faljen e territorit të Kosovës, e pastaj të formojmë një trup të përbashkët punues për rishiqimin e kësaj faljeje, ndoshta Mali i Zi nuk do të pranoj tokën e falur.
Kaq e padijshme qenka kjo klasë politike, apo punojnë kryekëput kundër vetes?!”, ka shkruar Humolli në llogarinë e tij në Facebook.

Gabimi falet një herë, mirëpo kur gabimet e njejta përsëriten nga po të njëjtët njerëz, atëherë ky naivitet dhe pragmatizëm politik duhet që në mënyrë të menjëhershme të hetohet nga Prokuroria e Shtetit!”, ka shkruar ai.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka bërë të ditur në një konferencë për shtyp se ka nënshkruar një deklaratë të përbashkët me homolgun malazez që bën thirrje për ratifikimin e marrëveshjes së vitit 2015 në Kuvendin e Kosovës, pastaj rishikimin e gabimeve eventuale.

Kryeministri haradinaj nga ana e tij e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes, duke thënë se me këtë rast I hapet rrugë ratifikimit të Demrakacionit në Kuvend, dhe i hapet po ashtu rrugë liberalizimit të vizave për kosovarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here