Eksklozive : shum keq Edi Rama e Ramush Haradinaj

0
201

Demarkacioni është bërë shkak për përplasje mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama, shkruan Insajderi.

Haradinajt nuk i ka pëlqyer komenti që Rama ka bërë lidhur me shënjimin e pikës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi. Haradinaj ka kërkuar nga Rama që të mos merret me shpikjet politike në Kosovë, duke i thënë që të merret me shpikjet e tij në Shqipëri.

“Urime pavarësia e Kosovës të gjithë shqiptarëve. Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Në ndërkohë Rama më herët ka thënë problemi me demarkacion është shpikur nga politikanët e Kosovës.

“Problemi i demarkacionit në Kosovës është i shpikur nga politikanët dhe është një padrejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës, prandaj edhe kam reaguar sa herë më është dhënë mundësia”, ka thënë Rama gjatë një interviste në Klan Kosova.

Përplasjet mes Haradinajt dhe Ramës për çështjen e demarkacionit kanë qenë edhe në të kaluarën, ku Rama ka përsëritur disa herë qëndrimin e tij të kundërt me Haradinajn për demarkacionin./Insajderi.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here