(DOKUMENT) PUBLIKOHET PËRMBAJTJA E MARRËVESHJES SË RE ME MALIN E ZI

0
83

espektuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe vizionit për institucionet vendit, për të ardhmen euroatlantike dhe implementimin e marrëveshjeve që Kosova ka nënshkruar qoftë me fqinjët dhe duke marrë parasysh domosdoshmërinë e implementimit të kritereve për të ardhmen evropiane”.

“Kosova ka marrë obligime që ka nënshkruar, qoftë për themelimin e Asociacionit edhe nënshkrimin e marrëveshjes për Demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi”.
Në domosdoshmërinë e lëvizjes sa më të shpejtë dhe konkrete të perspektivës evropiane, me qëllim të fuqizimit të fqinjësisë së mirë, por edhe domosdoshmërinë për ratifikimin në Kuvendin e Kosovës”.

“Duke vlerësuar edhe momentin e mirë të autoriteteve të Malit të Zi dhe vullnetin e lidershipit kosovar dua të shpalos se në 48 orët e fundit dhe përpjekjet e pandërprera tash e dy vjet e gjysmë unë si president i Kosovës dhe presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq nxorrëm një deklaratë të përbashkët që inkurajojmë Kuvendin e Kosovës që të ratifikojë marrëveshjen mbi kufirin shtetëror që është nënshkruar në Vjenë”.

I pari i vendit në një konferencë për media ka thënë se “kjo deklaratë e përbashkët është bazuar, nisur nga besimi i ndërsjellë dhe vullneti i mirë sikur edhe nevojat për avancimin e partneritetit strategjik por duke respektuar sovranitetitn dhe integritetin territorial”.

Kjo deklaratë e përbashkët e dy presidentëve, u bën thirrje organeve kompetente që të përmbyllet ratifikimi”.

“Do të kemi trupë të përbashkët për shënjimin e vijës kufitare, ky grup punues nëse paraqitet nevoja do të shqyrtojë të gjitha mundësitë për përkushtimet e përbashkëta”.

Deklarata mban datën 16 shkurt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here