Behxhet Pacolli: Reagon ashper pas marrëveshjes për demarkacionin po kthemi prapa shum se…

0
204

Aleanca Kosova e Re e vlerëson pozitivisht deklaratën e datës 16 shkurt 2018, mbi pajtimin e arritur midis Malit të Zi dhe Kosovës për nënshkrimin e një Aneks marrëveshje për ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit midis dy vendeve.

Kjo deklaratë, sipas AKR-së, rikonfirmon se marrëdhëniet tona me Malin e Zi mbeten të forta dhe
strategjike si më parë.

Aleanca Kosova e Re e mbështet fuqishëm përparimin në lidhje me këtë çështje, dhe fton të dy palët të veprojnë sa më shpejt në implementimin e marrëveshjes në tërësinë e saj, së bashku me aneksin.

Që në vizitën e parë si ministër i jashtëm në Podgoricë, Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka punuar fuqishëm për kapërcimin e pengesave në implementimin e Marrëveshjes, në kërkim të zgjidhjeve pajtuese që ofrohen gjatë zbatimit teknik të saj në terren.

Kësisoj mbyllet përfundimisht një kapitull diskutimesh, debatesh politike, që megjithë efektet negative, i ka shërbyer politikës sonë të brendshme në maturimin e saj, dhe nuk ka prekur konsolidimin e marrëdhënieve shumë të mira me Republikën e Malit të Zi.

Ne ftojmë gjithë partitë tashmë të shohin para drejt procesit të integrimit evropian, që nis me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here