Avdullah Hoti :Marrveshja e re Demarkacionin: Po kthehemi në pikën zero, të ratifikohet sa më parë!

0
71

Avdullah Hoti sot në një konferencë për media, ka folur lidhur me deklaratën e përbashkët të presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe homologut të tij, Filip Vujanoviq lidhur me Demarkacionin me Malin e Zi.

Hoti ka thënë se kjo marrëveshje është e njëjta me vitin 2015.

I pyetur se a do të marrë pjesë LDK në takimin që pritet të thirret nga presidenti Thaçi, Hoti ka thënë se nuk ka çfarë të diskutohet.

Tutje ai ka bërë thirrje që ky koalicion qeverisës ta sjellë sa më parë marrëveshjen në Kuvend dhe ta mbështesin atë.

“Nëse e keni lexuar me vëmendje deklaratën në mes dy presidentëve të Kosovës dhe Mali të Zi këtu konfirmohet pikë për pikë, marrëveshja e vitit 2015, pra nuk ka çfarë të diskutohet me partitë politike.
Koalicioni qeverisës duhet ta sjellë marrëveshjen në Kuvend dhe ta mbështetë atë”

“Qëndrimet e LDK-së për proceset që na presin janë të qarta, sa i përket Demarkacionit, LDK e mbështet këtë marrëveshje, kryeministri përdorte fjalë fyese për LDK-në se nuk është e aftë të marrë vendime”.

“Tash po del në pah e vërteta se shprehja e tij “të ngratë e qyqarë” tash i atribuohet atij dhe partnerëve të tij, që izoluan vendin për tri vite dhe dëmtuan imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare”.

“Ne mbesim në qëndrimin tonë, se pas votimit të Demarkacionit, Qeveria duhet të kapë dorëheqje, parlamenti të shpërbëhet, vendi të shkojë në zgjedhje të reja dhe sovrani duhet të vendosë se kush e udhëheqë Kosovën drejt integrimeve evropiane”.

“LDK po përgatitet për qeverisjen e ardhshme, po përgatisim platformën e re qeverisëse. Duam ta kthejmë Kosovën në normalitet, do të hapim debate në shoqëri për jetën e qytetarëve, për të ardhurat e tyre, për shëndetësinë, arsim, punësi, për bujqësi dhe jo debat për të ardhurat e politikanëve”, ka përfunduar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here