Xhavit Haliti : “NËSE KISHA PAS MË SHUMË FUQI, KOSOVA DO TË ISHTE MË E MIRË”

0
224

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka dhënë një intervistë për gazetën zvicerane “srf”. Ai ka thënë se nëse do të kishte pas më shumë fuqi, Kosova do të ishte më e mirë.

Gjatë kësaj interviste, Haliti ka folur edhe për raportin e Dick Marty-it dhe Gjykatën Speciale.

Haliti është shprehur se nuk fillim të miratimit të raportit të Dick Marty-it nuk e ka marr shumë seriozisht.
“Raporti bazohet në dezinformata, të shpërndara nga shërbimi sekret serb, i cili donte të portretizonte ish udhëheqjen e UÇK-së si një kanibal. Serbia po kryen një luftë sekrete kundër Kosovës”, ka thënë Haliti.

Ndërsa për Gjykatën Speciale Haliti ka thënë se e mbështet duke thënë se “Unë jam një personalitet i pastër”. /Insajderi.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here