Televizionet malazeze e quajnë Haradinajn “Kryeministër i Kosovës së Zezë”

0
232

Radio Televizioni i Malit të Zi, ia ka ‘huq’ sot gjatë transmetimit të lajmeve qendrore kur e ka prezantuar në grafika kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj si

“Kryeministri i Kosovës së Zezë”, shkruan GazetaBlic.Me sa duket teknikës së televizionit malazez, i është përzier emri i shtetit të Kosovës me atë të Malit të Zi për ta krijuar kështu një emër të ri për Kosovën – “Kosova e Zezë”.
Në anën tjetër sot në Kosovë po qëndron kryeministri Malazez,

Dushko Markoviq i cili pati një takim të mbyllur me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj për të dalë më pas një një konferencë shtypi, ku zbuluan se për çka në fakt kishin biseduar.Nuk kanë munguar as gazetarët e mediumeve malazeze të cilat po ashtu kanë ndjekur nga afër konferencën e përbashkët të Haradinajt me Markoviqin

.Është bërë e ditur që Markoviq do të qëndroj edhe nesër në Kosovë dhe do të ketë disa takime përfshirë këtu edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. / © GazetaBlic /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here